drita islame
Presidenti: Pavarësia fetare, kolona e dytë e lirisë së vendit
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka marrë dje pjesë në konferencën shkencore kushtuar 25 vjetorit të revistës “Drita Islame” në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësues të shumtë. Presidenti e ka dekoruar revistën me titullin “Naim Frashëri” me motivacionin: “Për kontributin e saj të shquar në zgjimin e ndërgjegjes fetare e kombëtare, me anë të promovimit të atdhedashurisë, harmonisë, mirëkuptimit, kulturës e vlerave humane të besimit islam në mbarë kombin shqiptar”.