diplomacia

"Diplomaci e re për një botë më komplekse"

Postuar në 28 Gusht, 2023 17:08

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e sheh të domosdoshëm konsolidimin e strategjive diplomatike, në një botë që po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar.  

Në një  takim me ambasadorët francezë në Paris, Macron u tha atyre se ndërsa rendi botëror po ndryshon, mbajtja e të njëjtës qasje rrezikon ta dobësojë Perëndimin dhe Evropën në mënyrë të veçantë.

Persona non grata

Postuar në 03 Maj, 2023 17:48

 

Dëbimi së fundmi i 23 diplomatëve rusë nga Londra dhe masa reciproke që pasoi për diplomatët britanikë në Moskë është tregues i dukshëm i thyerjes së marrëdhënieve dhe zemërimit që është ende prezent mes dy qeverive. Megjithatë, ky zhvillim ndjek një model të qartë dhe të njohur sjelljeje, i krijuar për të rregulluar mënyrën se si kombet i trajtojnë të dërguarit e njëri-tjetrit dhe për të parandaluar që grindjet të përshkallëzohen shpejt në konflikt të armatosur.

Loja e re e Erdogan me Sirinë

Postuar në 01 Janar, 2023 22:49

Në media të ndryshme ka nisur të zërë vend përherë e më shumë një lëvizje e rëndësishme e Turqisë në raport me Sirinë. Presidenti turk, Erdogan, ka propozuar një takim tripalësh mes tij dhe dy presidentëve, atij rus, Putin dhe atij sirian Assad. 

Pyetja që shtrojnë të gjithë është se çfarë kërkon Erdogan? Lëvizja në fjalë pason kërcënimet për ndërhyrje ushtarake dhe vjen në kontekstin e një politike pa mesazhe të ShBA që është investitorja kryesore e kurdëve në rajon.

Ish-kryeministri ukrainas: Tetë vjet diplomaci franko-gjermane rezultuan dështim total

Postuar në 15 Mars, 2022 09:54

Ish-kryeministri ukrainas Volodymyr Groysman i kujton diplomacisë europiane dështimin në negociatat me Moskën.

Parisi dhe Berlini duhet të pranojnë se tetë vitet e diplomacisë, që ata kanë zhvilluar me Moskën, çuan vetëm në përshkallëzim dhe përfundimisht në luftën aktuale”, thotë ai në një intervistë për Euractive.

Diplomaci pa hequr dorë nga interesat/Burgosja e Navalnyt nuk kushtëzon Nord Stream 2

Postuar në 05 Shkurt, 2021 17:57

Gjermania nuk duhet të heqë mbështetjen për projektin e gazsjellësit Nord Stream 2 nga Rusia, pavarësisht qëndrimit në lidhje me burgosjen e liderit të opozitës ruse. Armin Laschet, njeriu që ka më shumë shanse të bëhet kancelari gjerman i radhës, thotë se në politikë duhet të jesh realist.

"Ne duhet ta marrim botën siç është, në mënyrë që ta bëjmë atë më të mirë".

Korrieri dhe borizani i sukseseve diplomatike imagjinare

Postuar në 26 Janar, 2021 17:00

Media të ndryshme raportojnë sot se gazeta konservatore greke, “Kathimerini” përmes një opinioni të Stavros Dimas ka hedhur poshtë pretendimet e zërave të ndryshëm se Edi Rama ka luajtur një rol ndërmjetësi në konfliktin turko-grek. Autori vëren se askush nuk i kërkoi Edi Ramës një rol të tillë, se madje nëse Turqia dhe Greqia do kërkonin rol, atë do ta synonin te vende me ndikim dhe se në finale, përr

Biden: SHBA u rikthye. Një frazë që kujton se pas Carter vetëm Trump nuk bëri luftë

Postuar në 26 Nëntor, 2020 00:45

Kandidati fitues për president i SHBA, Joe Biden, ka prezantuar gjatë një aktiviteti në Delaëare ekipin që do të jetë pranë tij për çështje të diplomacisë dhe sigurisë kombëtare. Deviza e Biden, po ajo që kemi dëgjuar kohë më parë dhe që krijoi kaq shumë probleme.

Këta shërbyes publikë do të rikthejnë lidershipin global të Amerikës dhe lidershipin moral

citohet Biden.

Diplomacia jonë flet  turqisht

Postuar në 22 Tetor, 2020 18:22

Shpeshherë fati i shteteve në marrëdhëniet ndërkombëtare, sidomos kur bëhet fjalë për  shtete të pafuqishme,  është varur nga aftësitë e  diplomacive të tyre. Pikërisht për këtë është e rëndësishme përgatitja e diplomatëve.

Sa e sa shkolla janë bërë të famshme në botë duke përgatitur “shpëtimtarët” diplomatë të vendeve të ndryshme!  Por diplomacia jonë prej vitesh nuk po gjen “shpëtimtarët” e saj. Kohë më parë, në takimet ndërkombëtare diplomatët tanë të  brumosur më ideologjinë e partisë në pushtet vetëm do përsërisnin  sloganet  e udhëheqësit të lavdishëm.

Pas vërdallosjeve me Bjellorusinë dhe Turqinë, kreu i OSBE-së ka një mundësi në krizën bullgaro-maqedonase

Postuar në 25 Shtator, 2020 03:33

Muajt e fundit kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama iu krijua një mundësi e mirë për të marrë një rol ndërkombëtar që mund të kishte pasoja pozitive për imazhin e tij dhe qeverisë që drejton. Në cilësinë e drejtuesit të OSBE-së, z. Rama propozoi një nismë dialogu për krizën në Bjellorusi, duke luajtur ndërkohë me një manovër të vockël krahëmarrëse që ishte telefonata me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Publikohen në media kufijtë detarë të pretenduar nga Turqia në Egje

Postuar në 05 Dhjetor, 2019 12:06

Në media ka rrjedhur një dokument zyrtar që hedh dritë mbi pretendimet e Turqisë në Egje. Diplomati turk, Çağatay Erciyes tregoi në datën 2 dhjetor një hartë ku tregohen kufijtë e pretenduar për shelfin kontinental nga Turqia, sipas asaj që mendohet se është një marrëveshjeje delimitimi mes saj dhe Republikës së Qipros Veriore firmosur në vitin 2011. Po ashtu aty paraqitet edhe vija e mesme e rënë dakord mes Turqisë, Egjiptit dhe Libisë.

Pages

Subscribe to RSS - diplomacia