Biden: SHBA u rikthye. Një frazë që kujton se pas Carter vetëm Trump nuk bëri luftë
Kandidati fitues për president i SHBA, Joe Biden, ka prezantuar gjatë një aktiviteti në Delaëare ekipin që do të jetë pranë tij për çështje të diplomacisë dhe sigurisë kombëtare. Deviza e Biden, po ajo që kemi dëgjuar kohë më parë dhe që krijoi kaq shumë probleme.
Këta shërbyes publikë do të rikthejnë lidershipin global të Amerikës dhe lidershipin moral
citohet Biden.
Ky i fundit përfaqëson probleme serioze për paqen në një botë që nuk është më as në ekuilibrat që la paraardhësi i Trump, Barack Obama. Është një mesazh shqetësues që nuk e përjashton diplomacinë ushtarake, të preferuar vazhdimisht nga SHBA që nga koha e Reagan e deri në ardhjen e Donald Trump. Në vijimësi dhe pa asnjë ndërprerje kjo lloj diplomacie ka mbështetur njerëz të korruptuar anembanë globit, duke goditur të korruptuar të tjerë, përherë me altoparlantin e lirisë dhe demokracisë në dorë.
Pasues i Mike Pompeos pritet të jetë Antony Blinken, Linda Thomas-Greenfiel si ambasadore e SHBA në OKB, John Kerry si i dërguar i posaçëm për ndryshimet klimetarike, Avril Haines në krye të shërbimeve inteligjente, kurse Jake Sullivan si këshilltar për sigurinë.
Blinken ka qenë në detyra drejtues më herët, por ai tani vjen në detyrë nga CNN, një zgjedhje që flet shumë, ndërkohë që Haines vjen nga administrata Obama. Çfarë përfaqëson ky kabinet që riciklon figura që dikur drejtonin SHBA gjatë Pranverës Arabe? Mbetet për t’u parë, por krijohet një ndjesi se po hyjmë në një epokë, kur demokracia do na vihet para si imperativ i të fortëve, jo si zgjedhje që dëshmon maturinë e një shoqërie. Pa folur për miqtë e përhershëm të këtyre njerëzve në vende flase si yni.
Add new comment