dekretimi
Presidenti shpreh rezerva për pavarësinë e Helidon Bendos në krye të SHISH
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është shprehur sot për herë të parë për mosdekretimin e Helidon Bendos në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ. Ai është pyetur gjatë një konference për shtyp me homologun e tij malazez, Filip Vujanoviç, që ndodhet në një vizitë në Tiranë dhe ka dhënë këtë përgjigje:
Presidenti refuzon dekretimin e kreut të ri të Akademisë së Shkencave?
Siç pritej kërcënimi i kryeministrit për të ndërprerë fondet për Akademinë e Shkencave pas asaj që ndodhi me procesin e zgjedhjes së kryetarit të saj rezultoi thjesht një deklaratë e pavërtetë. Gazeta “Panorama” shkruan sot qeveria ka parashikuar në projektbuxhetin e vitit 2018 të njëjtin buxhet të vitit të shkuar për Akademinë.
Meta paralajmëron: Nuk do të ketë dekret për kryeministër dhe ministër, nëse cenohen zgjedhjet
Ilir Meta ka deklaruar sot në një konferencë për shtyp se ai ka krijuar së fundmi një koalicion të ngushtë me PDIU-në me të cilën do të garantojë siç tha ai çdo votë. Duke folur për zgjedhjet, kreu i LSI-së, deklaroi se ato janë në rrezik, duke nënvizuar me ton kërcënues se
“askujt nuk duhet t’i shkojë në mendje që të prekë një votë”.
Më tej akoma, Meta ka paralajmëruar se nëse preken zgjedhjet, nuk do të ketë asnjë dekret për kryeministër apo ministër, duke nënkuptuar se në postin e Presidentit ai do të veprojë në mënyrë bllokuese.
Presidenti i Republikës dekreton emërimin e katër ministrave të rinj
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka përmbushur sot detyrimet e veta kushtetuese duke dekretuar shkarkimin e katër ministrave dhe emërimin e katër të tjerëve, të gjithë propozime të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Dekretet kanë zyrtarizuar shkarkimin nga detyra të ministrave Tahiri, Çuçi, Beqja dhe Klosi dhe emërimin në detyrë të ministrave Fatmir Xhafa, Eduard Shalsi, Ogerta Manastirliu dhe Olta Xhaçka, respektivisht në dikasterin e Ministrisë së Brendshme, Çështjeve Vendore, Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Ministrat e rinj, presidenti do të bëjë verifikime për kandidaturat para dekretimit
“Tv Klan” informon sot se Presidenti i Republikës do të kalojë në proces verifikimi katër propozimet e reja për ministra”. Sipas këtij televizioni kreu i Shtetit ka një javë kohë për të dekretuar ministrat e rinj, propozimi i të cilëve duhet të bëhet zyrtar.
"Presidenti s’kishte arsye pse të falte Nazimen"
Familjarët e Fiqiri Muçës janë të irrituar nga dekreti i Presidentit Bujar Nishani për faljen e pjesës së mbetur të dënimit për Nazime Vishën. Mynyre Muça, bashkëshortja e viktimës, e ka cilësuar një vendim të padrejtë faljen e vrasësit të bashkëshortit të saj, babait të pesë fëmijëve.
Shërbëtori që kemi President
Presidenti Nishani nuk po dekreton emërimin e dy ministrave të rinj, Arben Ahmetajt në Ministrinë e Financave dhe Milva Ikonomit në Ministrinë e Ekonomisë ndonëse ka dekretuar shkarkimin e Shkëlqim Canit dhe Arben Ahmetaj nga ministritë e mëparshme. Jo zyrtarisht burime pranë Nishanit thanë për gazetën Panorama se presidenti do të presë fillimisht votimin në Parlament të dy dekreteve të tij për shkarkimin e ministrave dhe më pas do të vijojë procedura për dekretimin e ministrave të rinj. “Që të emërohet ministri i ri duhet të jetë vendi i lirë i ministrit.
Nishani kundër emërimit të këshilltares së Bushatit për ambasadore në OSBE
Presidenti Nishani, nuk do ta dekretojë Ravesa Lleshin, kandidaten e propozuar nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, si ambasadore në OSBE. Këshilltarja e ministrit të Jashtëm, Ravesa Lleshi, është propozuar fillimisht nga Bushati në muajin shkurt të 2015-s, për të zëvendësuar ambasadorin e asaj kohe në detyrë, Spiro Koçin.