the conversation
Orgjitë
Orgjitë e antikitetit grek dhe romak, vijnë në imagjinatën tonë falë filmave që portretizojnë perandorë të shthurur, ose ndoshta konkretisht Satyricon e Fellinit. Termi përdoret edhe sot për të nënkuptuar të gjitha llojet e teprimit. Për ne, orgjia përfaqëson kremtimin përfundimtar të kënaqësive të mishit, në një botë të lashtë, të lirë nga kufizimet morale. Por si ishin orgjitë në realitet?
Në pushtet jo vetëm me armë, por edhe me taksim më efikas se qeveria e Kabulit
Shumë afganë me të cilët folëm ndjenin se sistemi i taksimit i talibanëve ishte më i ndershëm sesa ai i imponuar nga qeveria, që shpesh përfshinte rryshfetin dhe burokracinë komplekse. Duke qenë më pak i ngarkuar dhe më pak i korruptuar talibanët shfrytëzuan frustrimin e përhapur me paaftësinë e qeverisë
Kërkimet shkencore dhe “dora” e fshehtë e kompanive të mëdha që i financojnë
Përgjatë dy dekadave të fundit, fondet e industrisë për kërkime mjekësore janë rritur në shkallë botërore, ndërsa fondet qeveritare dhe jofitimprurëse janë ulur. Deri në vitin 2011, financimi i industrisë, në krahasim me burimet publike, përbënte dy të tretat e kërkimit mjekësor në të gjithë botën.
Financimi i kërkimit shkencor nga industri të tjera po rritet gjithashtu, duke përfshirë ushqim dhe pije, kimikate, miniera, kompjuter dhe kompani automobilistike. Dhe si rezultat, liria akademike po i ndien pasojat.
Roli i Britanisë së Madhe në Ballkan, vëzhgim pak para samitit të Londrës
Ja një paradoks nga Britania e Brexit-it. Këtë verë, në një samit në Londër, që organizohet nga Ministria e Jashtme - sekretari i Jashtëm, Boris Johnson, një mbështetës i vendosur i Brexit – do të projektohet si avokat i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Një vend që përgatitet të lërë BE-në, do të predikojë hyrjen e Bosnje-Hercegovinës, Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi në BE. Një vend që kërkon “të rimarrë kontrollin” nga dora e rëndë e Bruskelit, do të këshillojë të tjetërt që të dorëzojnë sovranitetit ndaj të njëjtit supershtet.