Roli i Britanisë së Madhe në Ballkan, vëzhgim pak para samitit të Londrës

Postuar në 08 Korrik, 2018 15:18
Othon Anastasakis/Adis Merdzanovic

Ja një paradoks nga Britania e Brexit-it. Këtë verë, në një samit në Londër, që organizohet nga Ministria e Jashtme - sekretari i Jashtëm, Boris Johnson, një mbështetës i vendosur i Brexit – do të projektohet si avokat i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Një vend që përgatitet të lërë BE-në, do të predikojë hyrjen e Bosnje-Hercegovinës, Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi në BE. Një vend që kërkon “të rimarrë kontrollin” nga dora e rëndë e Bruskelit, do të këshillojë të tjetërt që të dorëzojnë sovranitetit ndaj të njëjtit supershtet. Çfarë po ndodh?

Samiti i Londrës në Korrik do të presë liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ata të Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Italisë, Francës dhe Austrisë.  Është pjesë e të ashtuquajturit Procesi i Berlinit, një nismë ndërqeveritare që u prezantuar nga Angela Merkel në vitin 2014 dhe qëllimi i të cilit ishte të ndihmonte zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, duke u përqendruar tek investimet, lidhja, infrastruktura dhe bashkëpunimi rajonal, me synimin final anëtarësimin e tyre në BE.

Deri më tani, si pjesë e procesit, është krijuar një Zyrë Rajonale e Bashkëpunimit për Rininë për “të promovuar shpirtin e pajtimit dhe bashkëpunimit mes të rinjve në rajon, përmes programeve të shkëmbimit”.  Është firmosur po ashtu një marrëveshje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe. Ka bisedime për një Zonë Ekonomike të Ballkanit Perëndimor, ku mallrat, shërbimet, investimet dhe punëtorët e kualifikuar do të jenë të aftë të lëvizin pa pengesa.

Procesi i Berlinit përfshin nga ana e BE-së, pesë shtetet më të fuqishëm. Çdo verë, liderët e këtyre vendeve takohen me liderët nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për të riafirmuar angazhimin e tyre nga integrimit europian të rajonit. Ata synojnë po ashtu marrjen e zotimeve për të investuar dhe bëjnë edhe një foto të përbashkët gjatë këtyre samiteve të mediatizuar shumë.

Tani, duke iu përmbajtur një angazhimit të bërë në vitin 2014, është radha e Britanisë së Madhe që të presë samitin. Takimi i vitit 2018 është një shans për Britaninë që të tregojë se ajo ka diçka substanciale për të opfruar në çështjet europiane, pavarësisht Brexit. Në fund të fundit, organizatorët e përcaktojnë axhendën duket përfshirë ekspertizën e vet. Në Vjenë, tre vjet më parë ishte angazhimi i shoqërisë civile, në Paris, dy vjet më parë, ishte ndryshimi i klimës. Në samitin e vitit të kaluar në Trieste u diskutua sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit.

Një balancë e brishtë

Pavarësisht daljes së afërt nga BE-ja, Britani ka ende një rol të dobishëm për të luajtur në Procesin e Berlinit. Kjo mund të përfshijë eksperizën e saj në çështjet e sigurisë, si një komb ushtarakisht i fortë që mbetet një anëtar entuziast I NATO-s. Ndërkohë që gjeopolitika po fiton përherë e më shumë rëndësi për poitikën e jashtme të Europës, Ballkani Perëndimor mbetet një ndër rajonet më të ekspozuara në kontinent. Nga një perspektivë e sigurisë rajoni shtë shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve në periferinë e Europës.

Rreziqet e sigurisë në rajon përfshijnë një frikë të përgjithshme për kthimin e luftërave të viteve ’90 mes shteteve të pas Jugosllavisë, kërcënimin e fondamentalizmit islamik, rritjen e krimit të organizuar, konkurencën gjeo-ekonomike dhe gjeopolitike nga Kina, Rusia apo edhe Turqia.

Në fund janë edhe konfliktet mes shteteve post-Jugosllave. Të gjitha kanë çështje të hapura kufitare – disa prej të cilave subjekt i arbitrazhit ndërkombëtar. Të gjithë këto prekin stabilitetin. Asnjë prej tyre nuk ka kërcënuar se do të përdorë forcën ushtarake për zgjidhjen e tyre, por çdo ndihmë sigurie nga jashtë ndaj njërit prej vendeve mund të shihet si formë antagonizmi ndaj interesave të një vendi tjetër.

Përqendrimi kaq i madh në çështjet e sigurisë mundet që të dëmtojë progresin politik. Njerëzit në këtë rajon po përjetojnë përherë e më shumë një sprapsje të demokracisë. Ashtu siç vihet re në një raport të fundit Dhomës së Lordëve, ekziston shqetësimi serioz se arritjet e bëra drejt qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit rrezikojnë të humbasin nga kthimi drejt lidershipit autoritarist, politikave nacionaliste dhe kapjes së shtetit”. Dhe një raport i fundit i Human Rights Watch konstatnte se shumica e vendeve në këtë rajon përballet ende me sfidat serioze në zbatimin standardeve të të drejtave të njeriut.

Për shkak se për një kohë të gjatë shqetësimet kryesore në Ballkanin Perëndimor ka qenë siguria, pasiguritë dhe problemet e tjera kanë rënë në vesh të shurdhër në kryeqytetet perëndimore. Shqetësimet gjeopolitike u kanë lejuar liderëve lokalë dhe qeverive që të gëzojnë tolerim të politik të kushtëzuar me sigurinë dhe stabilitetin – shfaqje që është quajtur si “stabilitokracia”. Si pasojë politikat liberale janë përkeqësuar dhe përparimet e bëra gjatë viteve 2000 kanë pësuar erosion.

Është e rëndësishme që çdo axhendë sigurie të ketë pjesë të vetën demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit – “trininë e shenjtë” të transformimit politik, që në vetvete është një kusht i domosdoshëm për sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Ky duhet të jetë qëllimi i përbashkët si i Porcesit të Berlinit, ashtu edhe e Komisionit Europian, ky i fundit ka adoptuar së fundmi një straegji të zgjerimti për vendet candidate të Ballkanit Perëndimor. Sfida më e madhe për Johnson dhe Ministrinë e Jashtme, në këtë rast të veçantë, është të gjejë rrugët e bashkëpunimit efektiv me BE-në, duke synuar përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në familjen europiane, në një kohë kur Mbretëria e Bashkuar po e përjashton veten prej tij.

http://theconversation.com/britains-role-in-the-balkans-why-boris-johnso...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.