Në pushtet jo vetëm me armë, por edhe me taksim më efikas se qeveria e Kabulit
Shumë afganë me të cilët folëm ndjenin se sistemi i taksimit i talibanëve ishte më i ndershëm sesa ai i imponuar nga qeveria, që shpesh përfshinte rryshfetin dhe burokracinë komplekse. Duke qenë më pak i ngarkuar dhe më pak i korruptuar talibanët shfrytëzuan frustrimin e përhapur me paaftësinë e qeverisë
Kështu shkruan “The Conversation” në një shkrim të shkurtër por domethënës mbi atë që nuk dukej dhe nuk duket në kundërvënien talebane që mori mesa duket tiparet e një shteti paralel. Dhe më efektiv sesa një qeveri me asistencën më të mirë të mundshme.
Vëmendja te sistemit fiskal i një grupimi ndër më të stigmatizuarit në botë, shpjegon një ndër arsyet kryesore të suskesit në Afganistan që mesa duket kuptoi dhe kapitalizoi dështimin e një elite filoperëndimore që po e çonte vendin drejt falimentit.
Komandantët lokalë vendosën mënyrën më efektive për të marrë të ardhura nga komuniteti, duke u treguar të kujdesshëm për të mos presuar shumë sa për të provokuar reagim, duke krijuar marrëdhënie dhe thuajse kontratë sociale. E gjitha kjo luajti një rol të rëndësishëm në marrjen nga talebani të kontrollit kombëtar
shkruan media në fjalë.
U arrit deri aty sa ndaj taksave të vjela në pika kontrolli nga talebanët ndërkohë që ishin ende jashtë pushtetit, të krijoheshin procedura ankimore, e gjitha nën hundën e qeverisë që mesa duket nuk bëri ndonjë gjë për të kundërvepruar. Më keq, afganëve u duhej të paguanin rryshfet për të paguar taksat, një absurd më vete. Ishte kjo situatë që ushqeu rrokadën e mbështetjes për talibanët edhe nga tregtarët e mëdhenj dhe firmat e transportit që më vonë luajtën rol në marrjen e pushtetit.
Talibanët duket se provuan se ishin grupim me strategji të vërtetë për pushtet krahasuar edhe me ISIS apo entitete të tjera radikale, çka e bën atë model më vete. Me një sjellje efektive u provuan talibanët edhe në pushtet. P.sh para gushtit 2021 80% e buxhetit afgan përbëhej nga ndihma e huaj, ndërkohë që talebanët mblodhën 400 milionë dollarë të ardhura në çerekun e fundit të vitit 2021. Ndonëse kjo nuk siguron suksesin e qeverisë së tyre nën një izolim të paprecedentë, sërish ajo që ndoshi shërben si mësim për të kuptuar se korrupsioni në raste të tilla nuk rrëzon vetëm një qeveri, por diskrediton një sistem.
Një kuptim më i mirë i mënyrës sesi talibanët ishin aq të aftë të mblidhnin kaq shumë para, të ndërtonin një sistem financiar efektiv do të kishte sinjalizuar sesi dhe pse territori do të ndërronte duar aq shpejt. Komuniteti ndërkombëtar duhet të rimendojë përgjigjet e veta të vjetëruara për këto lloj taktikash, në vend se të mbështetet në goditje ushtarake dhe sanksione, që bënë pak për të ndaluar talibanët
mbyll shkrimin media në fjalë.
Add new comment