cernobili
Çernobili, thembra e Akilit në rast pushtimi nga Rusia
Çernobili duket se ka fituar rëndësi pas tensionimit të marrëdhënieve Rusi-Ukrainë. Ndërsa flitet gjithnjë e më shumë për një pushtim të mundshëm të Ukrainës nga Rusia, rruga më e shkurtër nga Moska në Kiev, është nga veriu. Ajo kalon nëpër zonën e izoluar rreth termocentralit të Çernobilit, ku shkrirja e reaktorit në 1986 shkaktoi katastrofën më të rëndë bërthamore në histori.
Rreziku që “fle” në Çernobil, zgjohet reaktori 4
Brenda masës së uraniumit të varrosur në reaktorin numër katër të termocentralit bërthamor të Çernobilit, i cili shpërtheu në 1986, ka nisur procesi i ndarjes bërthamore. Lajmi u raportua nga revista “Science”, në një intervistë me Neil Hyatt, kimist i materialeve bërthamore në Universitetin e Sheffield-it. "Është si thëngjijtë në një skarë”, e përshkruan profesori procesin.
Çernobili, raportimi nga Tirana i pasojave të rrezatimit
Këto javë në disa media të huaja është diskutuar dhe ka zënë vend seriali i HBO, “Çernobil”.
Seriali ka njohur sukses, por është kundërshtuar nga pala ruse që ka kontestuar paraqitjen që i është bërë reagimit të shtetit sovjetik për situatën e krijuar. Në fakt, nga sa lexohet në burimet e hapura në internet, e vërteta e shkencëtarit Valery Legasov, nuk deformohet në vija të përgjithshme.
Çernobili, fundi i një eksperimenti (Video)
Në vitin 1986, kur shpërtheu centrali bërthamor i Çernobilit në Ukrainë, një sipërfaqe prej 4,000 kilometrash katrorë u shkatërrua brenda natës.
1986/Rrajca, vendi më i prekur në Shqipëri nga ndotja radioaktive e Çernobilit
Më 26 prill 1986, një incident në centralin bërthamor të Çernobilit do të shënonte një kthesë të madhe në Europë dhe do të bëhej mësim për vitet e ardhshme për shumë vende të botës. Një shpërthim aksidental gjatë një testimi në reaktorin nr.4, në centralin bërthamor në Priapat, 120 km nga Kievi, do të trondiste të gjithë Bashkimin Sovjetik. Pasojat e atij shpërthimi patën pasoja në jetë njerëzish dhe mendohet se do të kenë ndikim edhe për qindra vite.
Studimi/Pse disa kafshë mbijetuan, e madje u shtuan në zonën radioaktive të Çernobilit...
Mbijetesa dhe shumimi i kafshëve në epiqendrën e e rrjedhjes radioaktive në Çernobil ka shkaktuar jo pak habi. Nëse rrezatimi radioaktiv presupozohet kaq vdekjeprurës, madje duke e ruajtur aftësinë për të shkatërruar edhe në një kohë të gjatë, si ka mundësi që kafshët në Çernobil jetojnë e madje mbipopullojnë zonën e braktisur nga njerëzit? Një studim i fundit i publikuar në “Oxford Jorunal of Heredity” me autorë Timothy A.Mousseau dhe Anders P. Møller, që kanë punuar me kolegë rusë dhe ukrainas, jep një përgjigje.
30 vjet nga shpërthimi i Çernobilit (Foto)
30 vjet më parë rreth 200 të punësuar në stacionin bërthamor në Çernobil u bënë dëshmitarë të një prej katastrofave më të madha bërthamore në histori. Gjatë një eksperimenti për të kontrolluar sistemin e sigurisë shpërtheu reaktori nr. 4 i centralit bërthamor që ndodhet në territorin e Ukrainës. Emri i stacionit bërtamor u bë kështu sinonim i katastrofave bërthamore në të gjithë botën.
A janë njerëzit më të këqij se Çernobili?
Rreth 30 vjet kanë kaluar qysh kur aksidenti bërthamor në Çernobil [Ukrainë], dhe komuniteti shkencor është ende debaton për ndikimin që ka rrezatimi i tij në ekosistem rreth centralit bërthamor. Kohët fundit, së bashku me shkencëtarët e tjerë, unë studiova kafshët zonën e ndaluar për njerëzit rreth centralit.