30 vjet nga shpërthimi i Çernobilit (Foto)
30 vjet më parë rreth 200 të punësuar në stacionin bërthamor në Çernobil u bënë dëshmitarë të një prej katastrofave më të madha bërthamore në histori. Gjatë një eksperimenti për të kontrolluar sistemin e sigurisë shpërtheu reaktori nr. 4 i centralit bërthamor që ndodhet në territorin e Ukrainës. Emri i stacionit bërtamor u bë kështu sinonim i katastrofave bërthamore në të gjithë botën.
Tridhjetë vjet më vonë, zona e izoluar e Çernobilit mirëpret rreth 3.000 të punësuar sipas rotacionit, ndërsa zona përreth është e dominuar nga "kufomat" e ndërtesave të arkitekturës sovjetike. Ka vetëm dy dyqane ushqimore me produktet bazë të tilla si vodka, bukë, vezë, ndërsa fundkionon edhe dhe një tavernë rudimentare që ende shërben pica, me kusht që prenotimi të jetë bërë disa javë më parë. Shtëpitë aty pranë vijojnë të jenë të braktisura, pavarësisht premtimeve se njerëzit do të ktheheshin menjëherë.
Megjithë vdekjen e 31 njerëzve, edhe pse retë e tymit mbuluan gjithë zonën, autoritetet lokale fshëhën për dy ditë seriozitetin e situatës, ndonëse radioaktiviteti lëshuar ishte 200 herë më i fortë se ai i bombës atomike të Hiroshimës.
Add new comment