Rreziku që “fle” në Çernobil, zgjohet reaktori 4
Brenda masës së uraniumit të varrosur në reaktorin numër katër të termocentralit bërthamor të Çernobilit, i cili shpërtheu në 1986, ka nisur procesi i ndarjes bërthamore. Lajmi u raportua nga revista “Science”, në një intervistë me Neil Hyatt, kimist i materialeve bërthamore në Universitetin e Sheffield-it. "Është si thëngjijtë në një skarë”, e përshkruan profesori procesin.
Ndërkohë, shkencëtarët nga qeveria ukrainase tani po përpiqen të kuptojnë nëse këto reagime do të zbehen vetë ose nëse do të duhet një ndërhyrje për të shmangur një aksident të mundshëm bërthamor. Në çdo rast, pasojat nuk do të ishin të krahasueshme me me ato të incidentit të 35 vjetëve më parë. Sensorët kanë regjistruar shtim të numrit të neutroneve, tregues ky i reaksionit të ndarjes bërthamore, që mbërrin nga një prej dhomave të reaktorit, ku nuk mund të arrihet, shpjegoi Anatolii Doroshenko nga Instituti për problemet e sigurisë së impianteve bërthamore në Kiev.
Nuk mund të përjashtohet një aksident
"Ka shumë pasiguri, por nuk mund të përjashtojmë mundësinë e një aksidenti," shtoi kolegu i tij në Institut, Maxim Saveliev, duke deklaruar se "numri i neutroneve rritet ngadalë". Kur bërthama e reaktorit u shkri, shufrat e uraniumit u përdorën si lëndë djegëse, ndërsa veshja e tyre e zirkonit, shufrat e grafitit dhe rëra u dërdhën si llavë. Ata precipituan në bodrumin e hyrjes së reaktorit ku u ngurtësuan duke u kthyer në atë që quhet FCM (material që përmban lëndë djegëse) në të cilën gjenden 170 tonë uranium të rrezatuar.
Katastrofa e Çernobilit ndodhi më 26 prill 1986, në reaktorin Nr. 4 në Termocentralin Bërthamor të Çernobilit, afër qytetit të Pripyat në veri të SSR të Ukrainës në Bashkimin Sovjetik.
Add new comment