celine
Céline trazon sërish Francën
Në qendër të debatit të ndezur së fundmi në botën letrare franceze janë 6 000 faqe në dorëshkrimin e Louis-Ferdinand Céline. Ky thesar letrar, ekzistenca e të cilit ishte vënë në dyshim nga ekspertët që kanë studiuar romancierin dhe mjekun e shekullit XX, u shfaq papritur, si nga një botë tjetër, në qershor 2020 dhe vazhdon të ngrejë polemika.
Shënjestra të censorëve të rinj
Një valë neo-obskurantiste rrezikon të mbysë gjykimin e shëndoshë dhe kulturën, në emër të flamurit të së Mirës dhe të Drejtës. Përballemi me hipotezën e mospublikimit të “Një ditë shiu në New York” nga Woody Allen, për shkak të akuzave ndaj regjizorit të cilat një gjykatë amerikane i ka gjykuar si të pabazuara, për përdhunimin e vajzës minorene të Dylan Farrow.
Francë, debate për publikimin e pamfleteve antisemite të Celine
Shtëpia më e madhe botuese në Francë, “Gallimard” ka hequr dorë nga nisma për publikimin e një përmbledhjeje 1000 faqe me pamflete anti-Semite të shkrimtarit të njohur të shekullit të 20-të, Louis Ferdinand Celine.
Tërheqja e “Gallimard” erdhi pasi avokati dhe kërkuesi i nazistëve, Serge Klarsfeld kërcënoi me veprim ligjor për ta ndaluar botimin pasi sipas tij “Celine ka ndikuar një brez të tërë francezësh bashkëpunëtorë që ndihmuan për dërgimin e hebrejve francezë drejt vdekjes”.