Francë, debate për publikimin e pamfleteve antisemite të Celine
Shtëpia më e madhe botuese në Francë, “Gallimard” ka hequr dorë nga nisma për publikimin e një përmbledhjeje 1000 faqe me pamflete anti-Semite të shkrimtarit të njohur të shekullit të 20-të, Louis Ferdinand Celine.
Tërheqja e “Gallimard” erdhi pasi avokati dhe kërkuesi i nazistëve, Serge Klarsfeld kërcënoi me veprim ligjor për ta ndaluar botimin pasi sipas tij “Celine ka ndikuar një brez të tërë francezësh bashkëpunëtorë që ndihmuan për dërgimin e hebrejve francezë drejt vdekjes”.
Vetë drejtuesi i shtëpisë botuese, Antoine Gallimard deklaroi se ndalimi i projektit u bë për shkak se “nuk ishin kushtet e duhura për sigurimin e një pune të saktë në termat e metodologjisë dhe historisë”. Sipas tij, pamfletet e Celine, që nuk janë publikuar që nga viti 1945 do të vihen në kontekst si “shkrime të dhunshme dhe të shenjuara nga urrejtja anti-semite e autorit”.
Shkrimet anti-semite të Celine dëmtuan shumë reputacionin e tij si shkrimtar. Ai vdiq në vitin 1961 dhe kërkoi që pamfletet e tij të mos publikoheshin më. “Gallimard” e ka ndërmarrë nismën në fjalë me lejen e vejushës së tij, Lucette Destouches.
http://www.france24.com/en/20180111-france-publishing-books-celine-anti-...
Add new comment