Bushi

Si u thye vullneti kolektiv i botës në ditën e Shën Mërisë të vitit 2021 A.D

Postuar në 15 Gusht, 2021 15:06

7 tetor 2001. Presidenti amerikan George Bush njoftonte se kishte urdhëruar nisjen e veprimeve ushtarake kundër regjimit të talebanëve në Afganistan. Bush deklaronte se ndërhyrja kishte për qëllim eliminimin e objektivave ushtarakë dhe neutralizimmin e Afganistanit si një bazë terroriste. Ish-presidenti njoftonte se në veprim ishin 40 vende dhe se aksioni ushtarak:

mbështetej nga vullneti kolektiv i botës

Dekriminalizimi, Prokuroria merret në mënyrë të posaçme me PS-në. Radha i vjen Artur Bushit në Krujë. Flamur Noka? “Do kërkojmë materiale shtesë”

Postuar në 04 Qershor, 2016 14:54

Prokuroria ka nisur hetimin për Elvis Roshin, kryebashkiak i Kavajës. Ndonëse çështja e tij ka fituar përmasë të ekzagjeruar politike për shkak të mbrojtjes që po i jep qeveria, janë edhe raste të tjera për të cilat organi i akuzës është vënë në lëvizje. Kështu ajo i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve verifikimin paraprak të formularit të vetëdeklarimit për dekriminalizimin, dorëzuar nga kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

Partia me siglën FSHF

Postuar në 20 Tetor, 2015 12:09

Ajo çfarë ndodhi pas ndeshjes kualifikuese në Europian të kombëtares shqiptare të futbollit, provon më së miri se Federata Shqiptare funksionon as më shumë e as më pak si partitë politike. Kuptohet me kryetar të përjetshëm dhe historik, Armand Dukën. Pas ndeshjes, disa media shkruan se merita e kualifikimit i takon më së shumti trajnerit De Biasi, i cili u prit mirë edhe nga tifozët, por edhe nga qeveria, kreu i së cilës nuk dihet nëse rastësisht ose jo, përmendi në fjalën e tij edhe Platininë. E kundërta me Armand Dukën, i cili fishkëllye hapur.

Loja për largimin e De Biasit, Alban Bushi: “Merita e kualifikimit i takon Armand Dukës”. I panjohur mendimi i sponsorit. De Biasi i gatshëm për të ikur

Postuar në 15 Tetor, 2015 20:12

Menaxheri i kombëtares shqiptare të futbollit, ish-futbollisti Alba Bushi përcjell në një intervistë për “Panorama Sport” mendimin se merita kryesore për kualifikimin i takon presidentit të Federatës, Armand Duka. “Kam dëgjuar që të flitet shumë se kush i ka meritat më të mëdha për këtë arritje historike… Për mendimin tim, meritat i kanë të gjithë shqiptarët anembanë botës… Meritat i kanë të gjithë ata djem që dhanë 200% në fushën e lojës, por merita më e madhe është e një njeriu të vetëm që quhet Armand Duka.

Bushi i Krujës dhe Roshi i Kavajës, PD nuk do t’i njohë kryebashkiakët e inkriminuar

Postuar në 31 Gusht, 2015 13:13

Dy kryetarë bashkie të akuzuar si persona me precedentë të rëndë penalë, nuk do të njihen nga këshilltarët e PD-së në këshillat bashkiakë përkatës. Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Kavajës nuk e njohin kryetarin e kësaj bashkie Elvis Roshi dhe kanë vendosur të mos marrin pjesë në mbledhjet e thirrura prej tij. Përmes një deklarate për mediat, PD njofton se Roshi është përfaqësues i trafikut të drogës.  

Subscribe to RSS - Bushi