bregdeti

Ëndra e sikletshme me Rivierën shqiptare

Postuar në 03 Tetor, 2016 23:01

Nuk e di sesi më zuri gjumi, apo m’u duk mua në ëndërr sikur më zuri gjumi dhe një ëndërr e sikletshme filloi. Pra duhet të ishte një ëndërr brenda ëndrrës, çfarë do të thotë se mund të ishte edhe një realitet i ëndërruar, apo në të kundërt dhe ca më keq, një ëndërr e realizuar, por në çdo rast e përçudmuar, siç mund të mos e dëshirojë një njeri i mirë si unë dhe biznesmen i zoti në këtë vend ëndrrash të llahtarshme e makabre! Zot na ruaj!

Palasa –një ferrë e vogël me lepur të madh?

Postuar në 26 Shtator, 2016 15:38

Për herë të parë vëmëndja ime në këtë ferrë u tërhoq nga shkrimi i para disa ditëve: “Resortet turistike në bregdetin e jugut po ndërtohen në prona të grabitura”(http://www.reporter.al/resortet-turistike-ne-bregdetin-e-jugut-po-nderto...), i gazetares së BIRN, Lindita Çela, i botuar në reporter.al.

Resorte turistike në bregdet mbi prona të grabitura. Qeveria di gjithçka, por vazhdon të japë leje

Postuar në 20 Shtator, 2016 17:39

Karabinatë e ndërtesave disakatëshe në bregdetin e Palasës po ngrihen ngadalë duke u ngjitur në faqen e Malit të Çikës dhe tashmë duken që nga qafa e Llogarasë. Plazhi me guralecë të imët dhe të bardhë, që shtrihet në të dy krahët e deltës së lumit Palasë, është kthyer në një kantier ndërtimi. Makinat e tonazhit të rëndë, të ngarkuara me materiale inertesh, lënë pas shtëllunga të bardha pluhuri duke trazuar peizazhin idilik të detit Jon.

Kërkesa për 8 porte jahtesh në bregdetin shqiptar

Postuar në 14 Gusht, 2016 13:57

Qeveria shqiptare po shqyrton kërkesa për ndërtime të 8 porteve jahtesh. Kështu raporton “TvReport” sipas të cilit kërkesat përqendrohen në segmentin Vlorë-Sarandë.

“Tjetërsimi i pronave në Bregdet, në caqet e një “genocidi pronësor". Vëmendje ndërkombëtare për komunitetin historik të Himarës"

Postuar në 27 Prill, 2016 18:05

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka dalë sot me një deklaratë për shtyp përmes së cilës ka apeluar për vëmendje ndërkombëtare ndaj asaj që e quan “trajtim të komunitetit historik të Himarës”. Në deklaratë nënvizohet ndërhyrja që po ndodh në zonën e Bregdetit ndaj pronës, nën emrin e kthimit të saj dhe të kualifikimit si monument kulture, duke mos u ndalur as edhe para pronave të Kishës.

Shënim: Bregdetin e Jonit nuk e prishën “alpinët e Saliut”

Postuar në 15 Dhjetor, 2015 22:14

Incidenti i kryeministrit në Sarandë për pronarë që kanë zaptuar tokat në bregdet e që janë me origjinë nga Veriu bëri njëfarë buje në Tiranë. Ajo i dha edhe një material ditor opozitës për të dalë e për të folur për cenet e panumërta të këtij njeriu që paska zaptuar detyrën e lartë ekzekutive. Por çfarë tha Edi Rama e që në rrjete sociale u cilësua si racizëm?

Dritan Hila: “Atelier 4” e Alban Eftimiut dhe një plan i pështirë për të copëtuar Jugun e Shqipërisë

Postuar në 18 Nëntor, 2015 01:20

Ish - zv.ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, shkruan sot në profilin e vet në Facebook për një akt “dhurimi” që ministrja e Turizmit, Eglantina Gjermeni, ka bërë për planin e rrgullimit të Bregdetit, siç e quan Hila. Hila thotë se akti në vetvete, në kushtet kur sipas tij, studio e paracaktuiar “Atelier4”, me pronar Alban Eftimiu, vetëm për vitin 2015 ka marrë nga shteti shqiptar projekte me vlerë 8 milionë dollarë, mban era korrupsion. “Ministrja Eglantina Gjermeni ka firmosur qe planin per rregullimin e bregdetit te Shqiperise se Jugut, e ben nje studio qe quhet "Atelier 4".

Çerek shekulli dhe regjistrimi i pronave është ende në start

Postuar në 02 Nëntor, 2015 10:15

Në pjesën bregdetare të Bashkisë së Himarës, ose në territorin e vjetër të kësaj njësie të qeverisjes vendore, procesi i rregjistrimit të tokave është ende “në start”. Për një periudhë 25-vjeçare, pothuajse nuk është bërë asgjë në këtë drejtim. Në përballje me specialistë të fushës, termi që dëgjon prej tyre është “zonë e pamenaxhuar”, çka i frenon të gjitha përpjekjet e mëtejshme të të interesuarve, për të vepruar. Problemet e shumta me pronat në këtë zonë, kanë bërë që, nismat e mëparshme të dështonin pothuajse qysh në start.

Pages

Subscribe to RSS - bregdeti