bota

Një luftë që trondit shumë ekuilibra

Postuar në 08 Tetor, 2023 20:34

Irani e pranoi se e ka mbështetur dhe do të vijojë ta mbështesë Hamasin në sulmet që nisi të shtunën ndaj Izraelit. Yahya Rahim Safavi, zëdhënës i ushtrisë së liderit suprem, Khamenei, tha në një deklaratë për shtyp se do t’i mbështesë luftëtarët islamistë “deri në çlirimin e Palestinës dhe Jeruzalemit”.

Zërit të Safavit, një ish-komandant i Gardës Revolucionare, i janë bashkuar edhe zyrtarë të tjerë të lartë iranianë.

Mbi 500 të vrarë në Gaza dhe Izrael, sinjale për përshkallëzim në vendet fqinje

Postuar në 08 Tetor, 2023 11:31

Të paktën 250 persona janë vrarë në Izrael, sipas mediave vendase, ndërsa rreth 1500 janë të plagosur. Bilanci i deritanishëm e bën sulmin e papritur të së shtunës në Izrael një nga më të vdekjeprurësit përgjatë dekadave të fundit.

Ndërsa në Rripin e Gazës janë më shumë se 232 të vrarë dhe 1700 të plagosur nga kundërpërgjigjja izraelite, raportuan autoritetet palestineze.

Tërmet 6.3 ballë në Afganistan, qindra të vdekur

Postuar në 07 Tetor, 2023 22:01

Një tërmet 6.3 ballë goditi Afganistanin, duke lënë të vdekur mbi 120 persona e duke plagosur 1 mijë të tjerë. Tërmeti e pati epiqendrën 40 km nga qyteti perëndimor i Heratit, rreth orës 11 :00, me orën lokale dhe u pasua nga tre lëkundje të tjera më të lehta.

Gul: Duhen dy për tango

Postuar në 06 Tetor, 2023 20:08

Turqia e ka ende ambicien e integrimit në Bashkimin Europian, pavarësisht se bisedimet për anëtarësimin e plotë kanë nisur që prej vitit 2005.

Sarkozi, sërish në telashe me drejtësinë

Postuar në 06 Tetor, 2023 17:48

Ndaj ish-presidentit francez, Nikolas Sarkozy, ka nisur një hetim i ri, i cili lidhet me hetimin e mëparshëm për financimin e fushatës së tij presidenciale me paratë e diktatorit libian, Moamer Kadhafi. Për financimin e fushatës me para të dyshimta, Sarkozi do të dalë para gjykatës në vitin 2025, raporton France 24.

“Ukraina është totalisht e korruptuar, nuk është gati për BE-në”

Postuar në 05 Tetor, 2023 20:39

Ish-presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, e kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në BE, duke thënë se është një vend tërësisht i korruptuar.

“Kushdo që ka pasur të bëjë me Ukrainën e di që ky vend është i korruptuar në të gjithë nivelet e shoqërisë. Pavarësisht përpjekjeve të tij, nuk është gati për pranimin në union, pasi i duhen reforma të brendshme”, tha ai gjatë një interviste për gjermanen Augsburger Allgemeine.

Diplomë në magji

Postuar në 04 Tetor, 2023 19:13

Nga viti i ardhshëm, në Universitetin e Exeter-it në Britaninë e Madhe, do të hapen studimet master në magji dhe shkenca okulte. Programi studimor ofrohet pasi është vënë re një "rritje e interesit për magjinë". Programi i ri njëvjeçar ofron një mundësi për të studiuar historinë dhe ndikimin e magjisë në mbarë botën në shoqëri dhe shkencë. Profesorë me ekspertizë në histori, letërsi, filozofi, arkeologji, sociologji, psikologji, dramë dhe fe do të tregojnë rolin e magjisë në Perëndim dhe Lindje.

Pompeo: Roli i Amerikës është zbehur nën presidencën e Bidenit

Postuar në 04 Tetor, 2023 14:18

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, thotë se pasi në SHBA e morën pushtetin demokratët, bota u bë një vend më i pasigurt. Në një intervistë për Kathimerinin, Pompeo thotë se roli i Amerikës në skenën botërore është zbehur dhe aleatët po ndihen të braktisur.  

Sanchez në “dorë” të separatistëve

Postuar në 03 Tetor, 2023 18:01

Në Spanjë, Partia Popullore e qendrës së djathtë, nuk ia doli të formonte kabinetin e ri. Pasi lideri i saj, Alberto Nunez Feijo, nuk siguroi dot mbështetjen e Parlamentit për t’u bërë kryeministër, mbreti Filip VI ngarkoi kryeministrin e përkohshëm, Pedro Sanchez, të përpiqet të formojë një qeveri.

Këshilltari i Merkel: Gazi rus ndihmoi rritjen e ekonomisë gjermane

Postuar në 02 Tetor, 2023 17:47

Këshilltari ekonomik i Angela Merkel është i bindur se furnizimi me gaz rus gjatë kohës kur Gjermaninë e drejtonte ajo nuk ka qenë gabim, madje ka ndikuar pozitivisht te ekonomia e vendit.

Na ndihmoi të  kapnim norma të forta rritjeje që na bënë të mundur gjëra që përndryshe nuk do t'i kishim pasur, për një periudhë 10-15 vjeçare, gjëra që përndryshe nuk do të ishin të mundshme,” tha Lars-Hendrik Röller në një intervistë me “Financial Times”.

Pages

Subscribe to RSS - bota