Në Rusi po konsolidohet ideja se NATO nuk është në gjendje të zbatojë nenin 5 të Traktatit
Duket se faza më kritike e konfliktit në Ukrainë ka mbërritur. Përveç përdorimit të armëve që përfaqësojnë nivele të reja kërcënimi në shkallë të gjerë, janë zhvillimet politike ato që po stimulojnë kumarin politik dhe atë të sigurisë. Kështu, Bruno Kahl, kreu i shërbimeve sekrete gjermane, thotë se Rusia ka besimin se NATO nuk do të jetë në gjendje të zbatojë nenin 5 të Traktatit themelues të saj që siguron mbrojtje reciproke në rast të një sulmi ndaj një prej anëtarëve të vet.
Sipas tij duhet përjashtuar një sulm masiv ndaj NATO-s, por një ndërhyrje e kufizuar nën pretekstin e mbrojtjes së pakicave ruse, është e mundshme.
Nga pikëpamja ruse do të quhej sukses nëse neni 5 nuk do të kishte efekt në rast të një sulmi
ka thënë ai.
Vërejtja vjen ndërkohë që në SHBA ka marrë drejtimin Donald Trump, në një farë mënyre partizan i politikave bilaterale dhe që e ka cilësuar NATO-n një barrë për SHBA.
Add new comment