bimet
Hiqen referencat raciste nga emrat shkencorë të bimëve
Emrat e më shumë se 200 loje bimësh do të ndryshojnë pas një vendimi të marrë nga një grup i madh studiuesish në vigjilje të Kongresit Botanik Ndërkombëtar.
Të gjithë emrat e bimëve, kërpudhave dhe algave që përmbajnë fjalën caffra, e cila e ka origjinën në fyerjet e bëra kundër zezakëve, do të zëvendësohen me fjalën affra, për të treguar origjinën e tyre afrikane.
Mes emrave që ndryshojnë është ai i një peme të bregdetit koralor, e cila nga viti 2026 do të njihet si Erythrina affra, në vend të Erythrina caffra.
Japonezët “dëgjojnë” bisedat e bimëve
Një grup studiuesish nga Universiteti i Saitamas në Japoni kanë "dëgjuar" për herë të parë në kohë reale një "bisedë" mes bimëve.
Bimë që lëvizin
Marcin Zych
Zbulohet rasti i parë i transferimit të gjeneve nga bima te një insekt
Te njerëzit është i pamundur ndërrimi horizontal i gjeneve, por disa organizma arrijnë ta bëjnë një gjë të tillë. I njohur si "transferimi horizontal i gjeneve", ky proces është i zakonshëm te bakteret, të cilat në këtë mënyrë fitojnë mbrojtje kundër antibiotikëve.
Edhe bimët dhe kafshët, herë pas here marrin gjene nga mikrobet (veçanërisht viruset). Së fundmi, shkencëtarët kanë zbuluar prova të përdorimit të gjeneve të një bime nga një insekt.
Studimi: Ka 1.8 miliardë pemë në Sahara dhe Sahel
Një studim i ri novator i imazheve satelitore me rezolucion të lartë ka zbuluar se, ndryshe nga sa mund të mendohet, ka të paktën 1.8 miliardë pemë në shkretëtirat Sahel dhe Sahara.
Një ekip prej 24 shkencëtarësh nga e gjithë Evropa, SHBA dhe Afrika zbuluan se zona është çuditërisht e mbushur me bimë, çka do të thotë se do të duhet të rishikojmë atë që dinim për dy shkretëtirat kryesore të botës dhe madje edhe politikën publike për shpyllëzimet.
Inteligjenca e bimëve
Bimët janë qenie inteligjente me mençuri të thellë – duhet vetëm të dimë si t’i dëgjojmë. Dhe Monica Gagliano di ta bëjë këtë gjë. Ekologjia evolucionare ka bërë eksperimente të jashtëzakonshme që sugjerojnë se bimët kanë aftësi të mësojnë, të mbajnë mend, madje edhe dhe të zgjedhin. Dhe jo vetëm kaq. Gagliano, një studiuese e nivelit të lartë në Universitetin e Sidneit në Australi, bisedon me bimët. Dhe ato i kthejnë përgjigje. Bimët i japin asaj udhëzime se si të jetojë dhe të punojë.
Zbulimi amerikan/Turbo-fotosinteza te bimët rrit prodhimin me 40%
Shkencëtarët në SHBA ndërhynë në procesin gjenetik të fotosintezës natyrore të bimëve duke arritur ta përmirësojnë atë artificialisht, me qëllim rritjen me 40% të produktivitetit të bimëve. Bimët e kthejnë dritën e diellit në energji kimike nëpërmjet fotosintezës, por paralelisht kryejnë edhe procesin e njohur si foto-respirim (frymëmarrje), i cili është një lloj anti-fotosinteze dhe e kufizon fatë në masën nga 20% deri në 50%.