Beqiraj
Të keqen e LSI-së! Akademia e Shkencave/Rotacioni Korkuti – Beqiraj, si dyshja Putin - Medvedev
Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka zgjedhur sot kryetarin e ri. Ai qshtë Gudar Beqiraj, deri më sot nënkryetar. Zv.kryetar është zgjedhur Muzfer Korkuti, arkeolog në profesion deri më sot kryetar. Beqiraj vjen në detyrë pas mandatit të Korkutit në krye të Akademisë, ndërkohë që para Korkutit ishte Beqiraj. Mund të vazhdojë kështu deri në tiktakun e fundit biologjik të të dyve, padyshim me kontribute në lëmejtë e shkencës.
Votimi është kryer nga Asambleja e Akademisë pas një thirrjeje ku vunë kandidaturat vetëm…Beqiraj dhe Korkuti.
Transaksioni i pasurive te paluajtshme, nga 1 shtatori hyn taksa e re
Prej 1 shtatorit deri në fund të muajit shkurt reduktohet me 2% taksa për shitjen e banesave dhe trojeve. Aktualisht ky detyrim është 15%, por me ligjin e ri shkon përkatësisht 2% për familjet dhe 3% për bizneset. Zv.ministrja e Financës, Irena Beqiraj, ka sqaruar mënyrën se si do të funksionojë ligji i ri për vlerësimin e pasurive të paluajtshme, si edhe kategoritë e atyre që mund të përfitojnë nga kjo amnisti.
"Nuk është konçesion, por marrëveshje partneriteti publik-privat”
Po diskutohet gjerësisht në media, me spekullime nga më të shumtat, partneriteti që qeveria ka vendosur të aplikojë me subjekte private për përmirësimin e mbledhjes së TVSH-së. Siç është sqaruar nga Ministria e Financave, kompania private që do të fitojë pas tenderit, do të mundësojë një sistem që përcjell te Drejtoria e Tatimeve faturat në kohë reale, përfshirë edhe transaksionet bankare. Mbledhja e çdo takse dhe detyrat funksionale të Tatimeve mbeten ato që janë.
S’ka më tolerime, nis fushata e gjobave për bizneset që kanë mall pa iventar
Ligji i ri i procedurave tatimore, që hyri në fuqi këtë të enjte, ashpërson fort masat ndëshkuese ndaj bizneseve, që kryejnë evazion fiskal. Zëvendësministrja Beqiraj thotë se, autoritetet nuk do të tolerojnë askënd, qoftë bizneset e mëdha që shesin pa faturë tatimore, ashtu dhe ato të voglat që blejnë mall nga to pa këtë dokument.