S’ka më tolerime, nis fushata e gjobave për bizneset që kanë mall pa iventar

Postuar në 12 Nëntor, 2015 20:23

Ligji i ri i procedurave tatimore, që hyri në fuqi këtë të enjte, ashpërson fort masat ndëshkuese ndaj bizneseve, që kryejnë evazion fiskal. Zëvendësministrja Beqiraj thotë se, autoritetet nuk do të tolerojnë askënd, qoftë bizneset e mëdha që shesin pa faturë tatimore, ashtu dhe ato të voglat që blejnë mall nga to pa këtë dokument.

“Të gjitha ato biznese që do të kenë gjendje inventari pa faturë, do të gjobiten dhe në të njëjtën kohë do t’u konfiskohet malli. Ndërkohë do të fillojë procedurë hetimore për të gjithë bizneset e mëdha, te të cilët këta të tjerët janë furnizuar pa faturë”-deklaroi zv/ministrja e Financave Irena Beqiraj në një intervistë për Top Channel.

Për të kufizuar shtigjet për evazion, ligji vendos edhe një kushtëzim tjetër, atë që ndalon biznesin e madh të shesë mall drejtpërdrejt te konsumatori final me kupon tatimor.

“Deri më 31 mars të vitit 2016, e kemi vënë kusht që bizneset e mëdha te tregtia me shumicë dhe prodhuesi, mund të shesin vetëm 10% të xhiros tek individi, apo shitje me pakicë. Pastaj nuk e kanë më këtë të drejtë, vetëm nëse do të kenë të gjithë kanalin e shpërndarjes, pra do të kenë edhe pikat e tyre të pakicës”-theksoi Beqiraj.

Bizneset, të cilat kapen me mall të padokumentar me faturë tatimore, gjobiten nga 5 deri në 10 milionë lekë dhe u sekuestrohet i gjithë malli. Ndërsa për bizneset e mëdha, kur rasti përsëritet, nis automatikisht hetimi penal.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.