be
"Nëse nuk e doni Kinën në Ballkan, na mbështetni me investime"
Nëse nuk e doni ndikimin kinez dhe rus në Ballkan, na mbështesni me investime. Ministri i Jashtëm i Malit të Zi e sheh të lidhur ngushtë ekonominë e rajonit me politikën. Në një intervistë për Newsweek, Dorde Raduloviç paralajmëron se mënyra e vetme që SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian të konkurrojnë me ndikimin në rritje të Kinës në Ballkan është përmes investimeve të konsiderueshme dhe të qëndrueshme.
Google humb në apel, gjoba e BE-së mbetet në fuqi
Gjykata e dytë më e lartë në Europë hodhi poshtë apelin e Google ndaj vendimit antitrust të BE-së, e cila e ka dënuar gjigantin amerikan të teknologjisë me një gjobë prej 2.42 miliardë euro. Komisionerja për konkurrencën në BE, Margrethe Vestager, vendosi një gjobë për motorin më të përdorur të kërkimit në internet në botë për shkelje të konkurrencës.
SHBA dhe Europa merren vesh për tarifat e çelikut
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje mbi tarifat e çelikut dhe aluminit, një çështje që i ka ndarë palët që nga koha kur ato u vendosën nga ish-presidenti Donald Trump. Zgjidhja e ngërçit disavjeçar u njoftua nga Shtëpia e Bardhë të shtunën, ndërsa Presidenti Joe Biden ndodhet në Romë për të marrë pjesë në samitin e Grupit 20.
Thellohet përplasja Poloni-Bruksel, ECJ detyron Varshavën të paguajë 1 milion euro gjobë në ditë
Përplasja e Polonisë me BE-në merr një kthesë të re. Gjykata Evropiane e Drejtësisë (ECJ) vendosi të mërkurën që Polonia duhet të paguajë një gjobë prej 1 milion euro (1.2 milion dollarë) në ditë. Gjoba ka të bëjë me injorimin nga ana e Polonisë të një vendimi të BE-së për reformat gjyqësore të Varshavës, raporton DW.
Mediat: BE hap misionin e vet diplomatik në Kabul
Talebanët duket se e kanë fituar betejën e legjitimimit ndërkombëtar. "Financial Times" raporton se Bashkimi Europian do të hapë në muajin nëntor një mision të vetin përfaqësimi në Kabul. Misioni nuk do të konsistojë në një ambasadë pasi BE nuk e njeh qeverinë e talebanëve.
Vendimi vjen pasi Perëndimi duket se ka humbur kontaktin me terrenin në një vend që pasi dëboi forcat e NATO-s dhe ato amerikane, ka marrëdhënie në nivel të lartë diplomatic me vende të tjera rivale si Kina, Turqia dhe Rusia.
BE i jep Afganistanit 1.16 miliardë dollarë
Bashkimi Europian do t’i akordojë Afganistanit dhe vendeve fqinje 1.16 miliardë dollarë ndihmë për të shmangur "katastrofën".
"Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të shmangur një kolaps të madh humanitar dhe socio -ekonomik në Afganistan," tha Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, në një deklaratë.
Vendimi i Kushtetueses thellon përplasjen Poloni-BE
Gjykata Kushtetuese në Poloni i cilëson në kundërshtim me Kushtetutën e vendit disa ligje të Bashkimit Evropian. Vendimi i shpallur dje shkaktoi zemërim në Bruksel dhe ka gjasa të dëmtojë më tej marrëdhëniet me BE-në. Gjykata u kërkoi institucioneve të BE-së të mos "veprojnë përtej fushëveprimit të kompetencave të tyre" duke ndërhyrë në gjyqësorin e Polonisë.
Asgjë e re nga samiti i Sllovenisë
Asgjë e re sa i përket integrimit nuk pritet në samitin e Sllovenisë. E mërkura do të mbledhë bashkë në Brdo të Sllovenisë, liderët e Bashkimit Europian dhe ata të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas Jutarnji list, e cila i referohet draftit të konkluzioneve që priten në samit "nuk ka një datë për zgjerimin e Bashkimit Evropian".
BE dhe Apple “përplasen” për karikuesin universal
Propozimi për një karikues universal ka sjellë përplasjen e radhës mes BE dhe Apple. Unioni argumenton se një kabllo standarde për të gjitha pajisjet do të zvogëlojë mbeturinat elektronike, por Apple kundërshton duke thënë se një karikues i vetëm do të ngadalësojë inovacionin dhe do të krijojë më shumë ndotje.
Vendimi për unifikimin e kësaj pajisjeje do të ndikonte ne tregun global të smarfonëve, duke pasur parasysh se vetë vendet e Bllokut kanë në total një popullsi prej 450 milionë banorësh.
Merkel erdhi dhe iku, por në Tiranë nuk ndryshoi gjë
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka përmbyllur një viztë në Tiranë ku është takuar me përfaqësues të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi kaloi një ditë në Beograd. Siç dihet zonja Merkel përfaqëson një histori suksesi personal, një mentalitet qeverisjeje dhe menaxhimi të hapave të sigurt dhe një konsistencë gati ideologjike te liberalizimi dhe bindja për të drejtat e njeriut. Vizita patjetër që është shumë e rëndësishme, pavarësisht se Merkel mbyll karrierën, edhe pse ajo lë një trashëgimi që prek rajonin tonë siç është Procesi i Berlinit.