Basha
"Parajsa" fiskale që propozon Basha
Aksionin politik opozita po e shoqëron me një paketë propozimesh që nga pikpamja praktike ofron kosto më të ulëta për taksapaguesit, përfshi bizneset dhe individët. Një ofertë që i jep avantazhe platformës së opozitës, nisur nga premtimet që po bën kryetari i saj, por që mbetet me pikëpyetje sa mund të konkretizohet nëse Partia Demokratike vjen në pushtet.
Basha nuk negocion
Lulzim Basha deklaroi se fati i Parlamentit do të varet nga sjellja e mazhorancës, në raport me kushtet që ka vendosur opozita dhe respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Dhunimi i rendit kushtetues do të thotë që vendi është në xhungël, s’ka më dallim mes policit dhe banditit, kryeministrit dhe kriminelit dhe anasjelltas”, tha ai për mediat, teksa theksoi se qeveria ka 4 javë që refuzon zbatimin e vendimit të gjykatës kushtutese.
Basha nuk është i kontestuar në PD, shkëmbimi i letrave me Ramën pa kuptim
Majlinda Bregu thotë se Partia Demokratike është ende në fazën ku vendimet merren pa u diskutuar më parë në forumet e saj dhe shton se kryetari Lulzim Basha nuk ka pse të ndihet i cënuar nga debati i hapur në parti. "Nevoja që kemi për të diskutuar para se të merren vendime vazhdon të mbetet pritshmëri e pandryshueshme, pavarësisht se kush flet. Asnjë debat apo diskutim yni nuk cenon, jo legjitimitetin e kryetarit të sotëm të PD-së, jo e jo, por as lëndon legjitimitetin e anëtarit më të thjeshtë të PD-së.
PS nuk bën pa referendumin, Basha nuk bën pa ndërkombëtarët
Në një takim me të rinjtë socialistë ministri i Brendshem, Sajmir Tahiri i bëri thirrje anëtarësisë për pjesëmarrje masive në referendumin e 9 Prillit, duke folur për një vetidije të lartë demokratike që e çon partinë në këtë referendum. Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri nuk harroi t’i kthejë edhe një përgjigje opozitës për qëndrimin që ajo ka mbajtur pas ftesës së Ramës për Bashën. Ai tha se është opozita që refuzon dialogun duke bllokuar reformën në drejtësi.
Pazari që mund të shitet për Marrëveshje
Prej dy ditësh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, ka ndryshuar tonin dhe termat e komunikimit me opozitën. Duke nisur që nga konferenca për shtyp me Komisionerin e BE-së për Zgjerimin, Hahn, Partia Demokratrike ka pushuar së qeni “Shqupi” dhe “qeveria në mërgim”. Ajo është tani e ftuar për dialog të nivelit të lartë, aty ku mund të përcaktohen disa piketa për të ecur më tutje me reformat si dhe për dhënë një sinjal ndaj Europës aq i nevojshëm për qeverinë në kuadër të procesit të Integrimit.
Letra me pikëpyetje e Ramës për Bashën
Berisha: Rama gajasi shqiptarët me ftesën për Bashën
Ish-kryeministri Berisha komentoi thirrjen e kryeministrit Rama drejtuar Partisë Demokratike për një dialog të nivelit të lartë politik. Duke theksuar rëndësinë që ka dialogu politik për ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Berisha tha se reflektimi i kryeministrit erdhi pasi kishte bërë sikur nuk dëgjonte ndaj ftesave të kryetarit të opozitës Basha. “Ftesa e tij vjen pas 37 ftesave të Bashës dhe ky ka heshtur. Rama gajasi shqiptarët me ftesën për Bashën. Le të shqyrtohet, por të jetë një gjë e pregatitur dhe jo një shou mediatik.
Hahn nuk zgjidhi asgjë. Rama propozon tryezë të nivelit të lartë politik (takim me Bashën)
Ardhja në Tiranë e Komisionerit Johanes Hahn duket se nuk solli asnjë ndryshim në qëndrimet që palët po mbajnë për çështjen e reformës në drejtësi. Zyrtari europian kërkoi që opozita të mos vendosë kushte dhe të mos e ndërlikojë procesin e reformës në drejtësi me çështje të gjykatave. “Mendoj se kam qenë i qartë sa i përket reformës në drejtësi. Duhet të fokusohemi tek ajo reformë dhe jo t’i ndërlikojmë gjërat. Fokusi duhet të jetë vetëm reforma në drejtësi”, tha Hahn, duke bërë apel për dialog dhe rinisje të punës”.
Opozita komunikon vetëm me Donald Lu
Ai që mund të ulë sërish palët në tryezë për reformën në drejtësi është vetëm abasadori amerikan Donald Lu, i cili për momentin nuk ndodhet në Shqipëri. Me një mision pajtimi ka ardhur në Tiranë edhe Komisioneri i Zgjerimit Johanes Hahn, të cilit i ishte premtuar votimi i reformës në drejtësi para se të mbërrinte në kryeqytetin shqiptar. Por kushtet e opozitës kanë hedhur në erë konsensusin e brishtë dhe pikëpyetjet mbi një afrim të mundshëm janë të shumta. Kjo pasi opozita ka mbyllur çdo kanal komunikimi me palën tjetër dhe për këtë çështje ka konsultim vetëm me partnerët ndërkombëtarë.
Plani sekret i PS-së për të shpëtuar Strazimirin nga arrestimi
Pas lajmeve të tipit “Strazimiri drejt burgut” dhe kallëzimit penal për të nga PS-ja, një ekip i ngushtë drejtues i kësaj të fundit është mbledhur me urgjencë dhe ka vendosur komunikim direkt me Lulzim Bashën.
Arsye është shmangia e arrestimit të Strazimirit, deputetit i dyshuar se mbante një armë gjatë protestës te Parku i Liqenit, pasi kjo do të konsumonte mendimin që po ngjizet se reforma në drejtësi do të çojë në pranga Doktorin, qoftë edhe për një ditë, pasi...arrestimi i një deputeti është arrestim i një deputeti. Dhe nuk mund të digjet momentumi për një arsye kaq banale.