Plani sekret i PS-së për të shpëtuar Strazimirin nga arrestimi

Postuar në 30 Mars, 2016 05:32

Pas lajmeve të tipit “Strazimiri drejt burgut” dhe kallëzimit penal për të nga PS-ja, një ekip i ngushtë drejtues i kësaj të fundit është mbledhur me urgjencë dhe ka vendosur komunikim direkt me Lulzim Bashën.

Arsye është shmangia e arrestimit të Strazimirit, deputetit i dyshuar se mbante një armë gjatë protestës te Parku i Liqenit, pasi kjo do të konsumonte mendimin që po ngjizet se reforma në drejtësi do të çojë në pranga Doktorin, qoftë edhe për një ditë, pasi...arrestimi i një deputeti është arrestim i një deputeti. Dhe nuk mund të digjet momentumi për një arsye kaq banale.

 Ekipi i PS-së propozoi këto mënyra, të gjitha të lidhura pazgjidhshmërisht me largimin e Strazimirit:

  1. Strazimiri strehohet në Lezhë tek Arben Ndoka, ish-deputeti që u konfrontua me të, pasi askush nuk do të dyshonte.
  1. Strazimiri grimohet me kujdes që të ngjajë si Eduart Ndoca, deputeti socialist që thirret si "Kaubojsi", meqenëse të dy mbajnë kapele të ngjashme dhe kanë pak a shumë një gjatësi. Këtu do të vihen në punë edhe mediat, që do ta fotografojnë Strazimirin e ndryshuar, duke peshkuar në Kune dhe do të japin lajmin sensacional: “Zbulohet “vëllai” binjak i Kaubojsit”. Ky mandej do të shkojë ta takojë dhe do dalin foto, ku mund edhe të thotë: “Të gjithë lezhjanët e mirë ngjajnë si unë”.
  1. Mënyra e tretë është largimi nga Shqipëria. Meqenëse pamja fizike e deputetit demokrat nuk është e zakonshme, u propozua që të propozohet modeli i ndjekur nga shoku Gramoz, kur pasi u shpall kërkimi për të në kohën e qeverisjes së PD-së, u vesh si grua dhe kaloi kufirin me Greqinë. Ky propozim iu bë Bashës verbalisht, pasi duhet shmangur gjurma se edhe socialistët e besojnë se shoku Gramoz u vesh dikur si grua.

Propozimi është tepër konfidencial dhe parashikon një rast përjashtimor që është ndërhyrja e ambasadorit amerikan, Donald Lu, i cili meqenëse e ndoqi procesin e dekriminalizimit nga një incident i Strazimirit, mund të dalë e të deklarojë: “Je suis Genti”. Ose “Unë nuk kam frikë nga Genti”. Dhe atëherë çdo gjë do të neutralizohej me heshtje.

Rasti i dytë, që e bën çështjen urgjente është, hyrja në lojë e Baba Takut. Kjo do të ishte mina e të gjithë procesit, pasi siç u shpreh në takim një drejtues i vjetër i PS-së, “Spartaku do bindë Llallën me argumente të shohë aty ku duhet”.

 

Shaptilografisti

Comments

Submitted by Fiorentina (not verified) on

Gjenerali u zu rob vertete.Tani eshte vone te vishet si grua.Nje gabim i vogel e mori me qafe.Sikur ta kishte futur pis-qollen nga perpara,nuk do ja kishin zbuluar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.