"Parajsa" fiskale që propozon Basha
Aksionin politik opozita po e shoqëron me një paketë propozimesh që nga pikpamja praktike ofron kosto më të ulëta për taksapaguesit, përfshi bizneset dhe individët. Një ofertë që i jep avantazhe platformës së opozitës, nisur nga premtimet që po bën kryetari i saj, por që mbetet me pikëpyetje sa mund të konkretizohet nëse Partia Demokratike vjen në pushtet. Në një takim me biznesin Basha propozoi një vit pa taksa për bizneset e reja, uljen e TVSH-së në 15%, rikthimin e taksës së sheshtë në nivelin 9% dhe heqjen e taksave të dubluara si ajo e arsimit vendosur nga Bashkia e Tiranës apo taksat që mbivendosin çmimin e naftës.
Add new comment