Ballkani
Lajçak: Në Ballkan, dy shtete pranë shpërbërjes, tre të tjerë në krizë të thellë
Miroslav Lajçak, ministër i Jashtëm i Sllovakisë dhe i njohur për opinionin shqiptar si negociator për krizën e vitit 2011 në Shqipëri, ka deklaruar se Ballkani ndodhet në prag të ngjarjeve dramatike. Sipas tij, Bashkimi Europian ka dështuar në këtë rajon duke lejuar të krijohen situata të ndryshimit të kufijve.
BE po bëhet vazhdimisht e më pak bashkëbisedues serioz kur bëhet fjalë për zgjerimin. Ne nga Ballkani Perëndimor kemi dështuar në fjalë e vepra dhe sot po i shohim pasojat – kemi dy shtete pranë shpërbërjes dhe tri që janë në krizë të thellë politike
“Leximi serb” për krizën maqedonase: Perëndimin e shqetëson vija ortodokse
Në krizën maqedonase ka hedhur një vështrim edhe Serbia. Në Maqedoni ka një parti të pakicës serbe, kryetari i së cilës është Ivan Stoilkoviç i cili dje i ka dhënë një intervistë gazetës serbe “Informer”. Intervista ka njëfarë interesi pasi ajo duket se shkon në shtratin e përpjekjeve sintetizuese që synojnë amplifikimin e rrezikut shqiptar në Ballkan dhe rolin e nacionalizmit shqiptar si dorë e zgjatur e Perëndimit.
Të flasësh për miqësi në Ballkan është përherë e parakoshme. Për vëllazëri, e jashtëkohshme...*
Disa momente nga Konferenca e rinisë komuniste të Ballkanit
Europa është fuçi baruti, Ballkani është fitili. Nuk ka një rrezik rus për rajonin…
Nuk është Ballkani fuçi baruti, por Europa. Ballkani është fitili dhe gjenerues i disa konflikteve që nuk mund të izolohen. Ky është mendimi i ekspertit Norbert Mappes-Diediek, i cili në një intervistë për agjencinë gjermane “Deutsche Welle”, thotë se Europa nuk duhet të largohet nga ky rajon.
FYROM apo Maqedoni? Debati zhvendoset edhe me Serbinë
Debati për emrin e Maedonisë është zhvendosur edhe në raportet me Serbinë. Pak ditë pasi ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç deklaroi se “ne me Maqedoninë jemi treguar budallenj”, duke ju referuar pranimit të emrit kushtetues të këtij vendi i cili ka njohur Kosovën, Serbia ka nisur të përdorë emrëtimin Ish-Federata Jugollave e Maqedonisë. Kjo kam sjellë reagimin e Shkupit zyrtar i cili ka përcjellë një notë Beogradit përmes të cilës i kërkon “përdorimin korrekt të emrit kushtetues”. Pra Republika e Maqedonisë.
Çfarë do bëjë Amerika me Ballkanin – kjo është çështja
Inaugurimi i Donald Trump në krye të presidencës amerikane po hap një mundësi për të parë sesi politika në Ballkan krediton veten me mburojnë e një fuqie të madhe dhe nuk ushqen ndonjë besim të madh në forcën e votës që pretendon se e respekton. Politika shqiptare, për aq sa shohim, ndoshta mban rekordin e kthimit të vasalitetit vulgar në një vlerë legjitimimi. Sot bëhet e ditur se republikani Fatmir Mediu që ndodhet në SHBA bashkë me Lulzim Bashën ka deklaruar se “administrata Trump do të ketë angazhim tjetër për Shqipërinë”. A ka njeri ta besojë këtë?
“Shpresoj që administrata Trump të ndryshojë politikën ndaj Ballkanit”
Incidenti me trenin që u provokua javën e shkuar, ka vënë në provë raportet e Serbisë me SHBA-në. Raporte që në një masë të madhe përcaktojnë sjelljen e Beogradit zyrtar në rajon. Presidenti serb, Tomislav Nikoliç nuk e ka fshehur asnjëherë qëndrimin e vet për sa I përket shqiptarëve dhe Perëndimit: sipas tij edhe në rastin Haradinaj, edhe në rastin e trenit, ka qenë mbështetja e BE-së dhe SHBA-së, që sipas tij ka përcaktuar reagimin e palës shqiptare.
Der Spiegel: Liderët autoritarë të Ballkanit keqpërdorin BE-në
Në çdo vend të Ballkanit Perëndimor sundojnë politikanë autoritarë dhe klika të korruptuara, të cilat gjithnjë e më tepër po largohen nga demokracia dhe shteti ligjor, thuhet në një artikull të botuar sot në prestigjiozen gjermane Der Spiegel, ku analizohen raportet e BE-së me këto vende.
Asnjë fjalë për Vuçiç. “Arrestimi i Haradinajt, çështje komplekse”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një opinion – qëndrim mbi arrestimin e Ramush Haradinajt. Në asnjë prej rreshtave të tij nuk përmendet Beogradi zyrtar apo Aleksander Vuçiç, i cili në konferencën për shtyp të para dy ditëve deklaroi se do të kërkohet ekstradimi.
Ballkani s’ka të bëjë me Europën
Artikulli në Coriere della Sera i historianit Alessandro Barbero (http://www.respublica.al/2016/12/27/%E2%80%9Cdo-ishte-m%C3%AB-mir%C3%AB-t%C3%AB-flitej-p%C3%ABr-nj%C3%AB-bot%C3%AB-euro-mesdhetare%E2%80%9D; artikulli origjinal:http://www.corriere.it/gli-allegati-di-corriere/16_dicembre_26