“Shpresoj që administrata Trump të ndryshojë politikën ndaj Ballkanit”
Incidenti me trenin që u provokua javën e shkuar, ka vënë në provë raportet e Serbisë me SHBA-në. Raporte që në një masë të madhe përcaktojnë sjelljen e Beogradit zyrtar në rajon. Presidenti serb, Tomislav Nikoliç nuk e ka fshehur asnjëherë qëndrimin e vet për sa I përket shqiptarëve dhe Perëndimit: sipas tij edhe në rastin Haradinaj, edhe në rastin e trenit, ka qenë mbështetja e BE-së dhe SHBA-së, që sipas tij ka përcaktuar reagimin e palës shqiptare.
Ai ka qenë i hapur dhe ka folur troç edhe me ambasadorin amerikan në Beograd, Kyle Scott, me të cilin u takua pas mbylljes me zhurmë të çështjes së trenit.
“Qytetarët dyshojnë nëse Serbia trajtohet në mënyrë të barabartë me disa vendet, të cilat duket se kanë një perceptim më të mirë në sytë e SHBA-së. Shqiptarët e konsiderojnë një tren të dekoruar me simbole serbe si provokim dhe reagojnë duke dërguar njerëz të armatosur, pa aprovimin e KFOR”, tha Nikoliç, duke shtuar se askush nuk e quan provokim promovimin e idesë së Shqipërisë së Madhe.
Nikoliç është ankuar për veprimin e autoriteteve kosovare që nuk I lejuan atij hyrjen në Kosovë me rastin e një feste fetare, duke shtuar se SHBA ka pëërgjegjësi për atë që ka krijuar në Ballkan.
“E kuptoj se ju në mënyrë të pakushtëzuar mbështesni diçka krijimin e së cilës ju e keni ndikuar drejtpërdrejt. Por duke ushtruar vullnetin tuaj ju keni krijuar shumë problem dhe shpresoj që kjo sjellje të përfundojë me administratën e re”, shtoi ai.
http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=01&dd=17&nav_id=10...
Scott ka vlerësuar rolin e Serbisë në stabilitetin ballkanik, por duket se administrate aktuale nuk mirëpritet më në Beograd. Sytë tashmë janë drejtuar nga administrate e Donald Trump që ka paralajmëruar ndryshime të mëdha. Në fakt, ndonëse ka paqartësi, një shenjë se për Serbinë nuk ka shumë hapësirë në Washington është edhe vendosja e sanskioneve ndaj presidentit të Republikës Srpska, Miroslav Dodik. Atij I është ndaluar hyrja në SHBA dhe ngrirja e çdo llogarie aty dhe në vendet që do t’I bashkëngjiten këtyre masave. Më herët disa media shkruan se Dodik iu refuzua ftesa për në ceremoninë e inaugurimit të Trump, diçka që e bën politikën e sanksioneve të qëndrueshme edhe për administratën e re.
http://www.b92.net/eng/news/world.php?yyyy=2017&mm=01&dd=17&nav_id=100260
Add new comment