Balili
Shteti në kontratë biznesi me Balilajt, në lojë ministria e LSI-së
Banorët e fshatrave Piskovë e Grabovë në Përmet, mësuan vetëm pak javë më parë se tokat në zonën ku ata jetojnë i kanë marrë me qira njerëzit e të shumëkërkuarit Klement Balilit nga Delvina. Një kontratë qiradhënie për 90 hektarë tokë dhe afat 90-vjeçar është lidhur nga ministria e Bujqësisë në vitin 2016 me një kompani nga Delvina, sipas Top Channel.
Rama godet piramidën Balili si pjesë të LSI-së, pa përmendur Klementin
Lufta mes Edi Ramës dhe LSI - së po ashpërsohet dhe dy palët janë tashmë në një ring elektoral që do të kulmojë në 25 qershor e mbrapa, ku mesa duket nuk do të mungojnë tensionet, ndoshta dhe përplasjet fizike. Ilir Meta dhe partia e tij kanë marrë disa goditje të forta me Ramën që është dukshëm më i qetë sesa presidenti i zgjedhur. Më i sofistikuar në strategjinë e tij Rama ka bërë një goditje të fortë nga një miting elektoral në Sarandë, duke lexuar publikisht një letër që praktikisht është piramida e klanit Balili në administratën lokale të Bashkisë së Delvinës.
Video e Kelmend Balilit në dasëm
Kelmend Balili është njeriu më i kërkuar i momentit për policinë shqiptare. Që prej shpalljes së urdhër-arrestit ndërkombëtar nga autoritetet greke nuk kanë munguar fotot dhe dëshmitë qe ai ka qarkulluar i lirë në Sarandë apo vendbanimin e tij në Stjarr të Delvinës. Një prej tyre është edhe një video e publikuar nga Lapsi. Al ku Balili shfaqet duke kërcyer në një dasëm në hotelin “Santa Quaranta” në pronësi të tij dhe vëllezërve Balili.
Vrasja e ministrit
Ky ishte dëmi më i vogël që ndodhi sot. Në historinë tonë të re kombëtare janë shënuar disa si kjo, kjo është vrasja e katërt “në gjueti”.
Policia u prish gjumin Balilajve, u kontrollon shtëpitë me shumë “korrektesë”
Policia njoftoi rinisjen e operacioneve për arrestimin e Kelmend Balilit, ish-zyrtarit të LSI-së të shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e trafikut të drogës. Një reagim i sforcuar nga presioni në rritje kundër ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, mbi të cilin bien dyshimet e mosarrestimit të tij, në një kohë që presidenti ka thirrur Këshillin e Sigurisë Kombëtare për këtë çështje.
Përputhje inteligjence mes Nishanit dhe Metës. Mbledhin Këshillin e Sigurisë për kërkim personi
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka sqaruar sot përmes një deklarate për shtyp arsyet pse do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, kërkuar nga ai që në deklaratë cilësohet si Shkëlqesia e Tij, z. Ilir Meta:
"Klemend Balili – mocioni i vërtetë i besimit për qeverinë"(video)
Një interpelancë e kërkuar sot nga disa deputetë me kryeminstrin Edi Rama, ka devijuar në akuza për implikim tërësor të qeverië në aktivitet kriminale. Ndoënse një nga kërkuesit e interpelancës, Ben Blushi, e lidhi refuzimin e KE-së për Shqipërinë me krimin dhe korrupsionin, Edi Rama, refuzoi ta pranonte si argument duke vazhduar me tezën se kusht mbetet vetting. Në diskutim e sipër, deputeti i LIBRA-s, ish-drejtues në PS, ka deklaruar se një shembull që flet se përse negociatat nuk hapen është edhe ai i Klemend Balilit.
Njeriu i vitit - kjo është Shqipëria
Shkrimi i mëposhtëm është publikuar më datë 13 maj 2016 me titullin: "Nuk e arrestojnë dot". Sot ky titull tingëllon realist më shumë se më parë.
Gënjyen për 7 muaj
Sot Ministria e Drejtësisë ka zbardhur të gjithë kronologjinë e korrespondencës për çështjen Balili, të cilën po e sjellim më poshtë të plotë. Konfirmohet se Klement Balili është shpallur në kërkim ndërkombëtar më 17 maj dhe ai nuk është vënë në arrest. Poshtë kronologjisë po sjellim atë çfarë ka thënë kryeministri, drejtori I Policsë për këtë çështje të cilën e cilësuan suksesin e tyre, sukses I cili nuk u kurorëzua dot me kapjen e personit kryesor.