Video e Kelmend Balilit në dasëm
Kelmend Balili është njeriu më i kërkuar i momentit për policinë shqiptare. Që prej shpalljes së urdhër-arrestit ndërkombëtar nga autoritetet greke nuk kanë munguar fotot dhe dëshmitë qe ai ka qarkulluar i lirë në Sarandë apo vendbanimin e tij në Stjarr të Delvinës. Një prej tyre është edhe një video e publikuar nga Lapsi. Al ku Balili shfaqet duke kërcyer në një dasëm në hotelin “Santa Quaranta” në pronësi të tij dhe vëllezërve Balili.
Klemend Balili duke festuar ne dasem, edhe pse... by lapsi-al
Policia ka dhënë versionin e saj për moskapjen e Balilit me argumentin se nuk mund të vepronte në kushtet kur mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka një marrëveshje ekstradimi. Megjithatë ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla kanë deklaruar se policia pas daljes së urdhër-arrestit ndërkombëtar duhet të kryente ndalimin e Balilit. Ministri i Brendshëm thotë se kapja e tij është çështje orësh por orët kalojnë, ashtu siç kalojnë tonelatat e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Së fundmi autoritetet italiane ngrenë alarmin pasi që prej fillimit të këtij viti janë sekuestruar në total rreth 9 ton drogë, e ardhur kryesisht nga Shqipëria, më shumë se 1/3 krahasuar me gjithë vitin 2016.
Add new comment