autori
Arrestohet autori i dyshuar i masakrës së Stambollit (foto)
Autoritetet turke arrestuan në një lagje të Stambollit, autorin e dyshuar të sulmit në lokalin e natës "Reina", ku mbetën të vrarë 39 persona. Policia turke ishte në kërkim që prej 1 Janarit duke patur në dispozicion një video dhe disa foto nga autori i dyshuar. Sipas gazetës "Hurriyet" njeriu që dyshohet se vrau 39 klientët e klubit "Reina" natën e Vitit të Ri, quhet Abdulkadir Masharipov dhe u arrestua në lagjen Esenyurt bashkë me djalin e tij.
ISIS merr përsipër sulmin e përgjakshëm në Stamboll (Video)
Xhihadistët e Shtetit Islamik kanë marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit vdekjeprurës në klubin Reina të Stambollit, ku mbetën të vrarë 39 persona dhe u plagosën 64 të tjerë. Shteti Islamik e quan autorin e masakrës si një ushtar të kalifatit. Autoritetet kanë arritur në përfundimin se autori është një i ri rreth 25 vjecc, ndërsa fakti që nuk fliste mirë turqisht hedh dyshime se origjina e tij mund të jetë Kyrgyzstani ose Uzbekistan. Më herët kurdët e PKK e kishin bërë të qartë se nuk kishin asnjë lidhje me sulmin.
Ka foto të personit që dhunoi Fadi Mitrin dhe disa pyetje për ministrin Tahiri
Policia nuk zhgënjeu edhe në rastin e Fadi Mitrit. “Çunat” e ministrit të Brendshëm raportojnë çdo ditë arrestime spektakolare të personave që nuk u ndalojnë patrullave të policisë, por për ngjarjen që tronditi botën e biznesit dhe shkaktoi largimin e një komanie të huaj nga Shqipëria nuk ka ende asnjë të arrestuar, përveç Skëndër Krajës që mbahet në arrest me burg për posedim kanabisi, i dyshuar për ngjarjen. Mediat kanë publikuar një foto të personit që dhunoi biznesmenin libanez si dhe makinën e autorit, të cilën e ka bërë bashkëshortja e biznesmenit dhe ia ka dorëzuar policisë.
Oscar Morrell, vrasje nga urrejtja e imamit dhe asistentit të tij në SHBA
Një 35 vjeçar akuzohet nga autoritetet amerikane për vrasjen e imamit Mola Akontzi dhe ndihmësit të tij në Brooklyn Park në afërsi të aeroportit JFK në Neë York. Autori i dyshuar është Oscar Morrell, i cili do të përballet me akuzat për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.Morell u arrestua pasi përplasi me makinë një çiklist, pak minuta pas vrasjes së 55 vjeçarit, Mola Akontzi dhe asistentit të tij 64 vjeçar.