asambleja

Majko përgënjeshtron: "Kam thënë se "Nuk ka udhëkryq midis Shqipërisë dhe Partisë Socialiste"

Postuar në 09 Mars, 2016 21:10

Pas lajmit të publikuar fillimisht nga gazeta "Panorama" se në mbledhjen e Asamblesë së PS-së kishte patur deklarata të tre deputetëve të saj për raportin me partinë dhe vendin, ka reaguar ish-kryeministri Pandeli Majko. Përmes një statusi në Facebook, Majko shkruan: "Shpresoj të jetë një lajthitje gazetareske për një gazetë të cilën e konsideroj serioze si “Panorama”.

Paraliza dhe manovrat zgjedhore në PS - çfarë mbetet nga kauzat e 2009-2013-ës?

Postuar në 09 Mars, 2016 20:40

Partia më e madhe politike në vend mbylli punimet e Asamblesë që në shumicë u ftua të mbronte idenë  e kryetarit, se pavarësisht shkeljeve statutore ai duhet të konkurojë vetëm përballë vetes, në shembullin e laburistëve. Propozimi suprizë për referendum pansocialist me opsion qëndrimin ose jo të Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, para se të hidhej në asamble kishte marrë bekimin e numrit 2 të partisë, Gramoz Ruçit.

“Çështja e mandatit të kryetarit duhet të ishte trajtuar më herët. Të votojë anëtarësia”

Postuar në 09 Mars, 2016 13:28

Edi Rama ka pranuar shumëçka nga akuzat që i janë adresuar së fundmi për drejtimin e Partisë Socialiste dhe sidomos për moszbatimin e statutit të saj. Gjatë fjalës në Asamble, kryeministri, njëkohësisht kryetar partie, kërkoi falje për faktin se “hapja e partisë duhet të kishte nisur më herët”. “Unë bëj një mea culpa të sinqertë që puna për hapjen duhet të kishte nisur më parë, ashtu si 2.5 vjet më parë duhet të ishte trajtuar çështja e rivotimit të mandatit tim.

Dade e Hafizi letër Ruçit për datën e zgjedhjes së kryetarit

Postuar në 10 Shkurt, 2016 18:02

Dy deputetet socialiste Arta Dade dhe Mimoza Hafizi, të cilat kanë mbështetur qëndrimet e Ben Blushit për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të Partisë Socialiste, i janë drejtuar me një letër kryetarit të Asamblesë së Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi ku i kërkojnë  që në mbledhjen e Asamblesë para Kongresit të shtohen edhe dy pika që kanë të bëjnë me caktimin e datës për zhvillimin e votimit nga anëtarësia e partisë në shkallë vendi për zgjedhjen e kryeatrit të PS sipas parimit një anëtar një votë dhe paraqitja e platformave nga kandidatët për kryetar të Partisë Socoaliste.

Portreti i Dullë Baxhasë do të vendoset në “Shtëpinë me gjethe”

Postuar në 30 Korrik, 2015 23:47

Në PS ka një klan antiKadare, që vjen që nga koha e vjetër. Por hapja e dosjeve, nuk duhet të zbulojë vetëm krime e të zeza; duhet të shpluhurosë edhe modele që nuk mund të stigmatizohen. Dhe këtu talenti i tij ndihmon. Te “Mërgata e qyqeve” “modeli” ka emër e mbiemër, kurse “Dosja H” mbetet me një alias të përjetshëm, çelës i një kasaforte që nuk dorëzohet. Z. Baxhaja sa shpjegon brendinë, aq edhe e muros atë. Ai edhe kur hapet, sikur mbetet sërish dosje e mbyllur. Ai si model, shpjegon njëfarësoj suksesin e ciklik të së majtës në Veri, në kohën e shokëve, por edhe tani.

Pages

Subscribe to RSS - asambleja