Paraliza dhe manovrat zgjedhore në PS - çfarë mbetet nga kauzat e 2009-2013-ës?
Partia më e madhe politike në vend mbylli punimet e Asamblesë që në shumicë u ftua të mbronte idenë e kryetarit, se pavarësisht shkeljeve statutore ai duhet të konkurojë vetëm përballë vetes, në shembullin e laburistëve. Propozimi suprizë për referendum pansocialist me opsion qëndrimin ose jo të Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, para se të hidhej në asamble kishte marrë bekimin e numrit 2 të partisë, Gramoz Ruçit. Në tension ishte edhe ky i fundit që u përpoq të shpjegonte pas asamblesë se materiali video i punimeve do ta publikohej në faqen zyrtare të Partisë Socialiste si dëshmi e një force politike që nuk çensuron debatin për mediat, ndonëse sinjali u la live për mediat vetëm gjatë fjalës së njëshit. Ben Blushi e quajti marrëzi idenë e referendumit, duke thënë se “Edi Rama kërkon të konkurojë me veten”, ndërsa deputetë mbështetës të kryetarit Edi Rama, deklaruan se “mes Shqipërisë dhe partisë” zgjedhin partinë. Por edhe laburizmi që i propozohet anëtarësisë, duket se nuk po e çtensionon situatën. Edi Rama edhe pse propozoi referendum duket se nuk do të shkojë drejt testimit i vetëm në popullin socialist. Deputetja Mimoza Hafizi zbuloi se në asamble ishte diskutuar si opsion i fundit nga mbështetësit e Ramës, mocioni i mosbesimit, të cilin ajo e quajti një tjetër xhonglim që e fut në një qerthull pa krye zgjedhjen e kryetarit të Partisë Socialiste.
Add new comment