asamble
Edhe njollën edhe faturën dyshes PD-LSI!
Kryeministri Rama po përgatit terrenin që dyshja PD-LSI të mbajë edhe njollën edhe faturën në rast dështimi të hapjes së negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë.
Nga mbledhja e asamblesë socialiste ai tha se qëndrimi kundër reformës në drejtësi shpjegon në thelb edhe kalimin në opozitë të LSI-së në një front me Partinë Demokratike.
Ndarja me LSI-në
"Dy fjalë për patericën time"
Kryeministri i vendit i shndërruar në superstarin e studiove televizive brenda dhe jashte vendit ka shpjeguar në Asamblenë e Partisë Socialiste rëndësinë që ka LSI për atë personalisht dhe Partinë që drejton. Rezymeja është se partia e Ilir Metës pavarësisht se çfarë thotë, i ka shërbyer reformave që kanë çuar Shqipërinë përpara, ndaj dhe sipas Ramës koalicioni PS-LSI duhet të vazhdojë.
PS zhvesh Koço Kokëdhimën nga të gjitha funksionet
Kryesia e Partise Socialiste e mbledhur të hënën pasdite ka marrë vendim për t’i propozuar Asamblese Kombëtare përjashtimin nga të gjitha funksionet për ish-deputetin, Koço Kokedhima.Aktualisht Kokedhima mban postin e sekretarit për reformën strukturore dhe emigracionin por prej heqjes se mandatit të deputetit nga Gjykata Kushtetuese Kokedhima nuk merrte pjesë në asnjë nga mbledhjet e forumeve socialiste.
Ruçi pranon: Si do shkojmë në zgjedhje, nuk kemi as frymë, as organizim dhe as veprim politik (Video)
Në kontrast me çfarë pretendohet nga kryeministri apo ministra të qeverisë për një sukses të rrugës së qeverisë në raport me shqiptarët, kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi tha në asamblenë e kësaj partie se Partia Socialiste nuk ka asgjë në terezi për zgjedhjet e ardhshme, pasi nuk ka as frymë, as organizim dhe as veprim politik.