"Dy fjalë për patericën time"

Postuar në 02 Prill, 2017 12:00

Kryeministri i vendit i shndërruar në superstarin e studiove televizive brenda dhe jashte vendit ka shpjeguar në Asamblenë e Partisë Socialiste rëndësinë që ka LSI për atë personalisht dhe Partinë që drejton. Rezymeja është se partia e Ilir Metës pavarësisht se çfarë thotë, i ka shërbyer reformave që kanë çuar Shqipërinë përpara, ndaj dhe sipas Ramës koalicioni PS-LSI duhet të vazhdojë. 
Partneritetin me LSI ka ndër ne që e përjetojnë si të ezauruar, ka të tjerë që e përjetojnë si mëkat. Arsyet e këtyre përjetimeve janë nga më të ndryshme. Herë janë të drejta dhe herë jo, herë janë të justifikuar dhe herë jo. Herë janë të ekzagjeruara dhe herë të sajuara. Jashtë nesh i bien më shkurt, e quajnë një marrëveshje për pushtet.

Sa për mua cilësia e këtij partneriteti nuk matet me gjërat që nuk shkojnë në bashkëqeverisjen e sotme, as në helmin që hedhin hera herës aleatët tonë të vegjël, matet me sa shumë progres tregojnë faktet dhe shifrat e çdo sektori”, tha Rama.
Shkojmë bashkë me peshën më të madhe të përgjegjësisë për fatet e vendit, për vetë fazën ku janë reformat dhe per vete fazen ku ndodhet procesi i të bërit shtet s’do ishte më e mira që partneriteti ynë qeverisës të ndërpritej, pavarësisht se ne do shkojmë në këto zgjedhje për të marrë cdo votë të mundshme për PS.

I takon palës tjetër LSI të vendosë në ditët në vijim pozicionin e saj për 4 vitet e ardhshm, ndërkohë ne po diskutojmë me aletatët e tjerë, ndërkohë qe sdo diskutojmë thellësinë e mëtejshme të reformave se këto reforma mund t’i bëjë vetëm PS, se Shqipërinë mund ta bëjë shtet vetëm PS. Cdo aleat duhet të jetë krenar dhe i nderuar që të jetë me ne në këtë betejë për të bërë shtet, jashtë kësaj rruge për të bërë shtet nuk ka nder, nuk ka krenari për asnjë parti. Nderi dhe krenaria janë këtu në këtë rrugë nën udhëheqjen e PS”, deklaroi Rama në asamble.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.