PS zhvesh Koço Kokëdhimën nga të gjitha funksionet
Kryesia e Partise Socialiste e mbledhur të hënën pasdite ka marrë vendim për t’i propozuar Asamblese Kombëtare përjashtimin nga të gjitha funksionet për ish-deputetin, Koço Kokedhima.Aktualisht Kokedhima mban postin e sekretarit për reformën strukturore dhe emigracionin por prej heqjes se mandatit të deputetit nga Gjykata Kushtetuese Kokedhima nuk merrte pjesë në asnjë nga mbledhjet e forumeve socialiste.
Vendimi është justifikuara me mungesat e shumta të Kokëdhimës në mbledhje. Kryesia ka vendosur që vendimin përfundimtar ta marrë asambleja e Partisë Socialiste, e cila do të mblidhet në dhe datën 23 dhjetor. Ky vendim i kryesisë së Partisë Socialiste vjen në një kohë kur ish-deputeti socialist ka nisur një lëvizje reformuese brenda radhëve të PS, duke akuzuar kryetarin Rama për drejtim klanor të partisë më të madhe në pushtet dhe në favor të interesave personale.
Add new comment