Edhe njollën edhe faturën dyshes PD-LSI!
Kryeministri Rama po përgatit terrenin që dyshja PD-LSI të mbajë edhe njollën edhe faturën në rast dështimi të hapjes së negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë.
Nga mbledhja e asamblesë socialiste ai tha se qëndrimi kundër reformës në drejtësi shpjegon në thelb edhe kalimin në opozitë të LSI-së në një front me Partinë Demokratike.
Ndarja me LSI-në
"Të gjithë jemi dëshmitarë që rrezikuam qeverinë por nuk lejuam të rrezikonim ecurinë e reformës në drejtësi dhe u përpoqëm të mbanim gjallë Aleancën si projekt strategjik por pa kompromentuar reformën në drejtësi. Qëndrimi ynë i qartë dhe i prerë për të mos kompromentuar reformën në drejtëxi ndau rrugët tona me aleatin e deri djeshëm të mandatit të parë qeverisës"
Sipas Ramës, nëse Shqipërisë do i refuzohet statusi, kjo do të ketë ketë si shkak kryesor qëndrimin që po mban opozita kundër reformës në drejtësi.
“Janë rikthyer në çadër me të njëjtat kërcënime dhe me të njëjtin qëllim, mos lejimi i cuarjes përpara të reformës në drejtësi. Dhe seanca e fundit e kuvendit për vitin e shkuar nxorri në pah me ngjyra të forta dhe kërcitje të mëdha ishte pikërisht shprehja më kulmore e dëshpërimit dhe e mungesës së vizionit, strategjisë dhe ideve përballë faktit se reforma në drejtësi po bëhet cdo ditë më e pandalshme"-deklaroi Rama.
Add new comment