arsen zlaticanin

Votat në zgjedhjet parlamentare dhe efekti i sistemit në shpërndarjen e mandateve

Postuar në 25 Mars, 2021 23:37

 

Përveç votave që mund të mbledhin subjektet zgjedhore në çdo qendër votimi, roli i sistemit zgjedhor mund të jetë deçiziv në përcaktimin e forcave në parlamentin e ardhshëm që do formohet pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Pra rezultati në vota për çdo subjekt zgjedhor në çdo qendër votimi prodhon edhe rezultatin final që është rezultati në mandate për subjektet. Kjo do të thotë që ka varësi mes rezultatit në vota dhe rezultatit në mandate. Kjo varësi (të cilën e përcakton Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor) dhe defektet e saj do të jenë objekt analize në këtë shqyrtim.

Sistemet zgjedhore malazeze dhe numrat e subjekteve politike shqiptare

Postuar në 22 Gusht, 2020 23:22

 

Tani, në prag të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi që do të mbahen me 30 gusht, paraqitet interesante një tablo e përgjithshme e efektit të sistemit zgjedhor tek subjektet politike që përfaqësojnë pakicat kombëtare, konkretisht duke u fokusuar tek subjektet politike shqiptare në Mal të Zi.

Fuqia numerike e Aleancës për Shqipërinë Europiane

Postuar në 03 Korrik, 2019 13:56

 

Mbi (pa)parashikueshmërinë e zgjedhjeve parlamentare

Postuar në 08 Qershor, 2019 14:48

 

Iracionaliteti i rezultateve të zgjedhjeve është një fenomen i hershëm në Shqipëri dhe kjo kryesisht nga  ndikimi i degëve lokale të faktorëve politikë nëpër zona të ndryshme të vendit. Nganjëherë (para  ndryshimeve të sistemit zgjedhor në vitin 2008), qytetarët e një spektri politik kanë qenë të detyruar të  votojnë parti të tjera për shkak të sistemit zgjedhor.

Një analizë konstatuese mbi votat dhe mandatet e zgjedhjeve të Tuzit

Postuar në 22 Mars, 2019 19:00

Analizën në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve lokale të 3 marsit në Tuz do ta ndaj në dy pika. E para do të jetë në lidhje me efektin e formulës D'Hondt në procesin e konvertimit të votave në mandate dhe e dyta në lidhje me lëvizjen e votave nëpër vendbanimet e komunës së Tuzit në raport me zgjedhjet e parafundit lokale të 26 nëntorit (dhe 23 dhjetorit) të vitit 2017.

Leximi matematik i votës nga Kodi Zgjedhor

Postuar në 07 Maj, 2013 11:51

Tani, në prag të zgjedhjeve  parlamentare, objektivi kryesor i grupimeve politike është se kush do ta formojë qeverinë e ardhshme. Për këtë  duhet  të  shihet  pse cili subjekt p politik(apo grupim p subjektesh) do të ketë më tepër se 70 mandate në parlamentin e ardhshëm. Kjo varet nga vota e  zgjedhësve që do të hidhet në kutitë e votimit më 23 qershor. Varësia e sipërpërmendur e cila përcaktohet nga kodi zgjedhor do të jetë objekt i kësaj analize.

Subscribe to RSS - arsen zlaticanin