ambasadori
Pas dhunës në Gaza/Turqia poshtëron ambasadorin izraelit në Ankara
Ambasadorja e SHBA-së në OKB, deklaroi se nuk ka asnjë lidhje mes hapjes së ambasadës së SHBA në Jeruzalem dhe të vdekurve në Gaza. Përleshjet që sollën vdekjen e mbi 50 personave dhe plagosjen e mijërave të tjerë ditën kur në Jeruzalem përurohej ambasada e re, kanë provokuar reagime të forta nga disa vende që kanë lidhje diplomatike me Izraelin.
Shqipëria mbetet vetëm me ambasadorin në Moskë
Dy diplomatë të ambasadës shqiptare në Moskë, Albert Jereasi dhe Arben Doçi njëri zv/ambasador dhe tjetri këshilltar duhet të lënë kryeqytetin rus dhe të kthehen në Shqipëri. Vendimi i është bërë i ditur ambasadorit tonë atje Arben Mazioni, i cili u thirr në ministrinë e Jashtme ruse këtë të premte.
Zhbllokohet Kosova, zhgënjehet ambasadori amerikan
Me minimumin e nevojshëm, prej 80 votash Kuvendi i Kosovës miratoi demarkacionin pas katër herë ndërprerjesh të seancës për shkak të gazit lotsjellës të hedhur në sallë nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Izraeli kërkon të futet në projektet e ushtrisë
Zyra për shtyp e ambasadës së Izraelit në Tiranë ka përcjellë informacion mbi një takim të ambasadorit me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Njoftimi nuk jep shumë detaje, por thekson se përveç marrëdhënieve dypalëshe u diskutua për “projekte te perbashketa te mundshme ne fushen e mbrojtjes”. Edhe pse një njoftim me përmbajtje të rezervuar, takimi vjen pak ditë pas Konferencës së Vendeve Islamike që u mbajt në Turqi, ku Shqipëria u përfaqësua me nivel ambasadori dhe ku u vendos njohja e Jeruzalemit Lindor si kryeqytet i Palestinës.
Ambasadori Lu: Dua peshqit e mëdhenj në tavolinë
Arrestime në fillim të vitit të ardhshëm paralajmëroi ambasadori amerikan Donald Lu në konferencën për shpalljen e operacionit “Forca e Ligjit”. Teksa njoftoi mbërritjen në Tiranë të agjentëve të FBI-së, Lu foli për një rrugë pa kthim në luftën kundër krimit të organizuar dhe lidhjeve politike.
Ambasadori i SHBA-ve: Marrëdhëniet me Greqinë në kulmin historik
Shtetet e Bashkuara japin një tjetër sinjal se Greqia është një prej partnerëve të saj më të ngushtë në rajonin e Ballkanit. Ambasadori amerikan në Athinë, Geoffrey R. Pyatt ka vlerësuar si tepër të suksesshme vizitën e kryeministrit gre, Aleksis Cipras në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidenti çek: Nuk do të caktoj ambasador në Prishtinë
Presidenti i Çekisë, Milos Zeman, ka deklaruar në një intervistë për Tv Barrandov, cituar nga media serbe "B02", se pavarësia e rajoneve është e rrezikshme dhe mund të krijojë një reaksion zinxhir në Europë.
“Sot Katalonja, nesër veriu i Italisë, pasnesër Skocia, pas saj baskët. Javës tjetër Moravia, në Sllovaki është Jugu, Qipro tashmë është goditur dhe kjo vetëm sa do ta bënte problemin të pavdekshëm. Jo. Sapo e nis këtë reaksion zinxhir, nuk ndalesh më”, tha ai.
Ambasadori i Ukrainës në Beograd: “Serbia, instrument i Rusisë për të shkatërruar Europën”
Serbia është ushtari i Vladimir Putinit në Ballkan. Kështu shprehet ambasadori ukrainas në Beograd, Oleksandr Aleksandrovych sipas të cilit, “Kremlini nuk do t’ia dijë për Serbinë, por thjesht po e përdor atë për të krijuar kaos dhe provokuar një luftë të re në Ballkan”.
Faleminderit Don!
Pritej me shumë interes qëndrimi i faktorit amerikan mbi çështjen Tahiri dhe më në fund Shtetet e Bashkuara folën, madje 2 herë brenda 12 orëve.
I pari zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hojt Brajan Ji, i cili tha se SHBA mbështet plotësisht prokurorët dhe gjykatësit, të cilët ndjekin hetimet, dënimet, kudo që ato çojnë, në nivele të larta apo të mëposhtme të administratës.
Por paragrafi që konfondoi nga deklarata e Ji ishte ky:
Per llumin, miqtë dhe armiqtë (Video)
Ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, i ftuar mbrëmjen së enjtes në “Opinion” nuk pranoi se ka qenë mbështetje për rrjetin kriminal të Habilajve dhe as të ketë përfituar financiarisht nga trafiku i drogës.
Ai tha se kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e tij ishte suprizë, por nuk mund të thoshte se e njëjta gjë vlente edhe për kryeministrin. Tahiri mohoi të jetë takuar dhe të ketë drekuar me Mosi Habilajn, por tha se mund të ketë qenë i pranishëm në festa familjare ku ishin dhe Habilajt.