8 dhjetori
Uragani demokratik i 8 dhjetorit nisi me Ramiz Alinë si "pioner të demokracisë"
Më poshtë po publikjmë bisedën e zhvilluar mes përfaqësuesve të studentëve dhe ish-presidentit të vendit, Ramiz Alia, mbajtur më 8 dhjetor 1990. Një datë që celebrohet e kujtohet përherë e më shumë duke iu larguar të vërtetës, duke e glorifikuar dhe zmadhuar, duke i mveshur studentëve një ndërgjegje politike, apo shpirt veprimi, që të paktën nga përmbajtja e bisedës nuk duket.
Çatia e 8 dhjetorit
Janë dy njerëz në Shqipëri që kanë dëshirë të strehohen në një ngjarje anonime si ajo e 8 dhjetorit. Që t’i bëjnë vend vetes në atë lëvizje që dashur pa dashur ka marrë rrugët e historisë dhe është glorifikuar si çdo tubim në këtë vend.
Funerali i një feste të vjedhur
Sot është përkujtuar 8 dhjetori i vitit 1990. E ka përkujtuar Partia Demokratike, një parti që qeverisi Shqipërinë për të kontribuuar për katastrofën e sotme.
Për të pafundmin vit rresht aty ka folur Sali Berisha, ka përsëritur elozhet standarde, ka ngritur lart figurën e Azem Hajdarit. Ka bërë thirrje për largimin e qeverisë. Ka folur Lulëzim Basha, i emëruari kryetar i kësaj partie, fjalët e të cilit nuk kanë ndonjë rëndësi.
Kanë folur zyrtarë të tjerë që janë numra në grazhdin e opozitës që funksionon me vetëpunësim.
I urryer
Me protestën e Partisë Demokratike më 8 dhjetor është marrë sot edhe Fatos Lubonja, që e sheh atë si reagim ndaj dhunës shtetërore në zbatim të disa politikave të caktuara.
Protesta e 8 dhjetorit dhe shpresa “Meta”
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Lulzim Basha premtoi se protesta e opozitës në 8 dhjetor do të ketë si rezultat rrëzimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike, me objektivin e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në pranverë.
Një objektiv i tillë ka kuptim kur ka indicie se shumica e zgjedhësve janë të prirur të votojnë opozitën në zgjedhjet e parakohshme. Por a ka të tilla indicie Basha që bëri deklaratën e mësipërme?