I urryer
Me protestën e Partisë Demokratike më 8 dhjetor është marrë sot edhe Fatos Lubonja, që e sheh atë si reagim ndaj dhunës shtetërore në zbatim të disa politikave të caktuara. “Sipas gjykimit tim, pikërisht fakti se shumë nga njerëzit e zhgënjyer që po mbarsen me urrejtje nuk e ndiejnë të dalin në shesh për të sjellë edhe një herë në pushtet Sali Berishën dhe të tijtë, për të grabitur bashkë me të njëjtët oligarkë që dje grabisnin me Berishën dhe sot me Ramën; mendimi se qeveria teknike që kërkon PD-ja, si shkallë për të riardhur në pushtet, do të ishte si ajo e Bashkim Finos në vitin ’97, që e lëshoi Shqipërinë në kaos, janë fati i Edi Ramës. Sepse, sikur të dilte sot një opozitë që vërtet të frymëzonte besimin se do të rrëzonte regjimin oligarkik, kleptokratik të instaluar në Shqipëri, që e denoncoi Basha në fjalim (pasi e ndërtoi për tetë vjet edhe vetë), dhe i të cilit sot Rama po bëhet përfaqësuesi më i urryer, jam i sigurtë se ajo që do të mund të ndodhte në shesh në 25-vjetorin e lëvizjes së dhjetorit nuk do të ishte thjesht gërvishtja e një bunkeri dhe thyerja e disa xhamave, por do të ishte vërtet e proporcioneve të asaj lëvizje që nuk i pa shqiptarët të ndarë siç janë sot, por thuajse të gjithë bashkë për të rrëzuar një regjim të urryer. Me atë që na shohin sytë e na dëgjojnë veshët përditë nga njerëzit që takojmë kudo, zhgënjimi ndaj kësaj mazhorance është duke u ngarkuar përditë me ndjenja urrejtje dhe neverie që kanë kapur kulme që mund të krahasohen vetëm me periudhat e errëta të periudhës pas komuniste”, shkruan Lubonja në gazetën "Panorama"(http://www.gazetatema.net/web/2015/12/11/lubonja-rama-kryeministri-me-i-...).
Add new comment