Slideri Kryesor

Takim me dyer të mbyllura me shkencëtarët serbë. Vuçiç: "Pa mendimin tuaj, nuk e vazhdoj Jadarin"

Postuar në 28 Gusht, 2024 17:43

Presidenti serb Aleksander Vuçiç ndodhet në një pozitë të vëzhtirë dhe me të vërtetë gati qesharake për çështjen e litiumit në Jadar. Ai ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me komunitetin shkencor serb për këtë çështje gjatë të cilit ka deklaruar se:

Nuk do të marr vendime që nuk konsiderojnë mendimin e shkencëtarëve

E teksa takimi sipas mediave opozitare serbe është mbajtur me dyer të mbyllura, Vuçiç ka bërë thirrje që shkencëtarët të jenë transparentë!!!

Britania kërkon një marrëdhënie të re me Europën

Postuar në 28 Gusht, 2024 17:33

Kryeministri i ri britanik, Keir Starmer ka mbërritur për një vizitë në Gjermani ku është takuar me homolgun Scholz dhe presidentin Frank-Walter Steinmeier. Në media vizita është përcjellë si një përpjekje e Londrës për të rivendosur partneritetin me Europën, që u dëmtua pas daljes së vendit nga Unioni me referendumin e BREXIT.

Koha e vizitës mund të jetë simbolike pas paraardhësi i tij konservator, Rishi Sunak priti 18 muaj përpara sesa të vizitonte Berlinin

shkruan agjencia gjermane “Deutsche Welle”.

Kalon drejt shantazhit çështja mes "Kurum" dhe qeverisë

Postuar në 28 Gusht, 2024 15:28

Çështja e mbetjeve toksike, duket se ka gjeneruar një marrëdhënie shantazhi mes qeverisë dhe kompanisë turke “Kurum”. Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka deklaruar sot pas mbledhjes së qeverisë se kompania mban përgjegjësi, për mbetjet kode përkatëse dhe se mos zbatimi i tyre ngarkon me përgjegjësi operatorët.

Nga ana tjetër, Balluku është ndalur te deklarimi i "Kurum" për mbylljen e aktiviteteve në Elbasan duke lënë pa punë 500 punëtorë, me ç’rast zv.kryeministrja kërcënoi hapur:

Izraeli i kthehet Bregut Perëndimor: Irani po kontrabandon armë të sofistikuara

Postuar në 28 Gusht, 2024 14:13

Pasi shkatërroi Gazën në një shkallë të paprecedentë, deri në kufijtë e një genocidi, Izralei është kthyer drejt Bregut Perëndimor.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, ka bërë thirrje që civilët palestinezë të evakuohen përkohësisht për shkak të operacioneve antiterror që po ndërmerr TelAvivi, sipas të cilit Irani është duke kontrabanduar armë të sofistikuara përmes lumit Jordan. 

Tirana detyrohet të ftojë njeriun që nxori nga pushteti bejlerbeun e Pollogut, Ali Ahmeti

Postuar në 27 Gusht, 2024 22:34

Gazeta “Tema” njofton ardhjen për vvizitë në Tiranë të Izet Mexhitit, zv.kryeministër I Maqedonisë së Veriut. Mexhiti është njerii që nxori nga karriget e pushtetit Ali Ahmetin, bejlerbeun e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Si e bëri këtë? Siç e do politika: me hu dhe marifet. 

Siç ka qenë...

Postuar në 27 Gusht, 2024 17:29

Ish-zëdhënësja e Syriza-s, Popi Tsapanidou ka njoftuar se do të zëvendësojë në Parlament Othon Iliopoulos, që ka dhënë dorëheqjen nga mandati.  Është episodi i radhës në serinë e ngjarjeve të tensionuara që kanë përfshirë partinë e majtë të drejtuar dikur nga Alexis Tsipras dhe Yannis Varoufakis. Aktualisht partia që drejtohet nga një homoseksual greko amerikan, Kassellakis, po përjeton momente të rënda përçarjeje dhe aty janë kristalizuar tri grupime që përfaqësojnë

Kam përpiluar lista të të padëshirueshmëve për Serbinë. Kanë mbetur shumë plehra jashtë

Postuar në 27 Gusht, 2024 15:11

Zëvendës Kryeministri I Serbisë, Aleksandër Vulin, deklaron se në cilësinë e ministrit të Brendshëm dhe shefit të shërbimit sekret, ai ka përpiluar dhe mbikëqyrur lista të njerëzve të padëshiruar për Serbinë.

E kam bërë këtë në përputhje me ligjin dhe ndërgjegjen time. Do të doja të isha më rigoroz në përpjekjet e mia për shkak se shoh sesa shumë plehra janë lënë padrejtësisht jashtë. Aleksander Vuçiç nuk është pyetur për këtë listë dhe as duhej të pyetej

citohet ai.

Letoni, drejt shërbimit të detyrueshëm ushtarak edhe për femrat

Postuar në 27 Gusht, 2024 14:58

Ministri i Mbrojtjes së Letonisë mendon se që nga viti 2028, në vend duhet të bëhet i detyrueshëm edhe mobilizimi ushtarak i femrave.

Drejt një mbojtjeje kombëtare përfshirëse, unë mbështes rekrutimin e detyrueshëm femrave në shërbimin e mbrojtjes kombëtare. 2028 do të ishte optimale si kohë për ta nisur

citohet Andris Spruds të jetë shprehur në rrjetin “X”.

Shqipëria në 24 orë

Postuar në 27 Gusht, 2024 12:15

Një shqiptar u vra në Blegjikë për idealin kombëtar tonin të një vendi parkimi. Fqinjët thanë se ai kishte kohë që debatonte me atë që e vrau me të cilin ishin fqinj.

Para dy ditësh një shtetas vrau një tjetër se i ngacmoi të fejuarën. Viktima ishte person problematik, kështu që sherri ka nisur të mahiset më herët.

Dje u publikua video e dy femrave që hyjnë në lokal e qëllojnë me shishe në kokë një tjetër për një aferë “sentimentale”.

Ku ndodhet Shqipëria e Edi Ramës?

Postuar në 26 Gusht, 2024 15:07

 

Si në planin e brendshëm, atë të shtet ndërtimit demokratik dhe evropian të sistemit të institucioneve të vendit në funksion të një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik dhe social drejt BE dhe në planin e jashtëm, atë të përcaktimit dhe të konsolidimit të vazhdueshëm të një roli pro aktiv të vendit. Progresi i kësaj kohe, transformimi të madh, është i dukshëm, dhe dhe i përshëndetur botërisht.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor