Tirana detyrohet të ftojë njeriun që nxori nga pushteti bejlerbeun e Pollogut, Ali Ahmeti
Gazeta “Tema” njofton ardhjen për vvizitë në Tiranë të Izet Mexhitit, zv.kryeministër I Maqedonisë së Veriut. Mexhiti është njerii që nxori nga karriget e pushtetit Ali Ahmetin, bejlerbeun e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Si e bëri këtë? Siç e do politika: me hu dhe marifet.
Fundja edhe Tirana zyrtare ndaj e fton: do bashkëpunojë me ata që janë. Nuk ka të bëjë me preferencat kjo. Por “Tema” e quan Mexhitin kukull. Kukull të Mickoskit dhe të Albin Kurtit.
Tani Mexhiti nuk ka profilin e Ali Ahmetit që kishte sevda të madhe me veten. Sepse ka tjetër histori dhe tjetër psikologji.
Por Mexhiti ka qenë njeriu kryesor I BDI-së në Çair, në Shkup. Dhe mund të jetë çdo gjë, por kukull jo. Se vetëm ideja që të dominosh në atë njësi ta nxjerr kukullizmin edhe sikur ta kesh. Por hajde, Tiranë hesapi: ka rëndësi se organizon samite. Kuzhina e Perëndimit.
s.zaimi
Add new comment