Shqipëria në 24 orë
Një shqiptar u vra në Blegjikë për idealin kombëtar tonin të një vendi parkimi. Fqinjët thanë se ai kishte kohë që debatonte me atë që e vrau me të cilin ishin fqinj.
Para dy ditësh një shtetas vrau një tjetër se i ngacmoi të fejuarën. Viktima ishte person problematik, kështu që sherri ka nisur të mahiset më herët.
Dje u publikua video e dy femrave që hyjnë në lokal e qëllojnë me shishe në kokë një tjetër për një aferë “sentimentale”.
Ai polici po e pamë sesi qëlloi mbi të dashurin e gruas së vet dhe madje bëri edhe video përmes së cilës dokumentonte arsyet.
Ngjarja e Pogradecit na mësoi që policia fsheh ngjarjen meqë kjo punë kështu vajti, ndërkohë që në Palasë dje ndodhi një sherr masiv ku nëse sheh videon kupton sesi ka lindur gjuha shqipe. Kopeja që mori pjesë në sherr ishte pjesë e sekorit vip në lokalin anës detit.
Plehra ka ngado, të dëgjosh adoleshtentët kur flasin të duhet fjalor me vete. Ja Shqipëria në 24 orë.
Comments
Torta e Pavaresise e tregon
Torta e Pavaresise e tregon me se miri kopene e ketij soji. Kova, kusi dhe legena me garuzhde me vete.
Fundja te zihesh se te lagen
Fundja te zihesh se te lagen me shampanje ndodh ne Palase. Halle pasanikesh.
Muzikes tia ngrejne zerin qe keshtu te krijojme dhe ne kercimin tone dajako-pellazg.
Add new comment