Slideri Kryesor
Sokol Bizhga komandohet Drejtor i Policisë së Shtetit
Si zakonisht ministri i ri i Brendshëm sjell edhe drejtorin e ri të Policisë së Shtetit. Ministri Ervin Hoxha, pasi ka falenderuar Muhamet Rrumbullakun, “dikur eprori im, e sot miku im” për punën në drejtimin e Policisë, ka njoftuar se:
Sot është dita për ta kaluar këtë stafetë në një tjetër gjeneratë drejtuesish
Duke kërkuar nga ana tjetër bashkëpunimin e “atyre që dorëzojnë stafetën”.
Në pozicionin e Rrumbullakut, Hoxha ka njoftuar se komandohet Sokol Bizhga, një drejtues i vjetër i policisë në disa detyra.
Alfred Peza jep dorëheqjen nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së
Alfred Peza ka paraqitur dorëheqjen sot nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit Shqiptar. Teksti i dorëheqjes nuk jep arsyet e saj por referon vetëm bazën ligjore.
Alfred Peza u zgjodh në detyrën në fjalë më datë 13 qershor 2023 me 9 vota pro në Këshillin Drejtues të RTSH-së.
Në ushtrimin e detyrës, z. Peza u rrethua nga shumë debate mbi politikat e ndjekura në raport me stafin e televizionit dhe disa vendime të marra prej tij.
Meçollari: Shkatërrimi i Shkollës së Marinës, një histori që përfshin pushtetin edhe opozitën
Ish-zv.Komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari, ka denoncuar planet për shembjen e Akademisë së Marinës në Vlorë. Në edicionin e lajmeve në MCN TV, Meçollari tha se plani për shkatërrimin e Akademisë së Marinës daton që në vitin 2010 kur në pushtet ishte PD, dhe ka vazhduar në qeverisjen e PS-së, si një histori e pastër korrupsioni.
Identik si në Shqipëri, Pushteti në Beograd shtyn njerëzit drejt urrejtjes duke i çmobilizuar politikisht
Ish-kreu i Akademisë së Shkencave të Serbisë, neurologu Vladimir Kostiç, ka dhënë një intervistë për revistën “Cord” gjatë së cilës është pyetur për tema të ndryshme të aktualitetit në Serbi. Rënia demografike, debate mbi minierën e litiumit në Jadar, çështjet e privatësisë dhe nevoja për “reformimin radikal” të sistemit arsimor, janë disa prej tyre.
Lufta psikologjike e Putinit në Europë, FBI zbulon planin
Një plan i mirëfilltë rus për të ndikuar opinionin publik në Europë është zbuluar së fundmi. Qëllimi i fushatës së Kremlinit në Evropë ishte të mbillte përçarje, të diskreditonte Amerikën dhe të minonte mbështetjen për Ukrainën, sipas disa dokumenteve, memorandumeve dhe regjistrimeve audio, të cilat FBI i ka paraqitur së fundmi në gjykatë.
Plani është zbuluar në kuadër të një hetimi që çoi në sekuestrimin e 30 domeineve, të cilat dyshohet se lidhen me një tjetër fushatë ruse: atë për të ndikuar zgjedhjet presidenciale në Amerikë.
Vuçiç refuzon ftesën e Putin për samitin e BRICS në tetor
Serbia ka refuzuar ftesën e Rusisë për të marrë pjesë në samitin e BRICS në tetor. Sipas mediave serbe, Vuçiç është shprehur se nuk do të jetë në samit pasi “ka shumë vizita të rëndësishme”.
Falenderoj njerëzit në BRICS për ftesën si dhe presidentin Putin. Kemi edhe New Yorkun dhe e di tani që do të kem bisedime me të paktën gjashtë president dhe të paktën 7-8 kryeministra në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
Michel Barnier caktohet kryeministër i ri i Francës
Michel Barnier do të jetë kryeministër i ri i Francës. Ish-kryenegociatori kryesor i BREXIT, u zgjodh nga presidenti Macron si emri i ri për të drejtuar qeverinë, pas një krize të rëndë politike që u gjenerua nga zgjedhjet e parakohshme.
Kjo përzgjedhje vjen pas një cikli të paprecedent konsultimesh dhe në zbatim të detyrës së vet kushtetuese, presidenti u sigurua që kryeministri dhe qeveria e tij të kenë kushtet sa më të qëndrueshme të mundshme
Vulin i jep sigurime Putinit: Nuk do të lejojmë përkeqësimin e marrëdhënieve vëllazërore me Rusinë
Zëvendëskryeministri serb, Aleksander Vulin, ka deklaruar se Serbia nuk do të lejojë kurrë që marrëdhëniet vëllazërore me Rusinë të përkeqësohen. Në një takim me presidentin rus Vladimir Putin në Vladivostok, Vulin, një njeri i njohur për afilacionet e tij me Moskën, ndër të tjera ka thënë se:
Të jini i sigurtë se populli serb, i udhëhequr nga presidenti Vuçiç, nuk do të lejojë kurrë që marrëdhëniet tona vëllazërore, marrëdhënie të partneritetit strategjik, të përkeqësohen
Ende pa ambasadë në Bosnje, shqiptarët deklarohen si boshnjakë dhe një përvojë: Pasaporta jonë nuk vlen në rajon
Ajencia gjermane e lajmeve “Deutsche Welle” publikonte sot në seksionin shqip një mini histori të një të riu nga Bosnje-Hercegovina që kishte bërë një udhëtim nga Sarajeva në Tiranë me autobuz. Timuri – i riu nga Bosnja – vë në dukje si vështirësi në komunikimin e dy vendeve ballkanike, mungesën e një ambasade.
Kod etike për të tjerët/ Rasti i presidentes së PE dhe bashkëshortit të saj lobist
Presidentja e PE, Roberta Metsola, ishte iniciuesja e një rregulloreje të re, sipas të cilës anëtarët duhej të deklaronin konfliktet e interesit, përfshirë familjen e tij/saj, jetën emocionale apo interesat ekonomike. Kodi i ri i etikës erdhi pas skandalit të Qatargate, i cili shkaktoi valë tronditëse në Parlamentin Europian.