Ende pa ambasadë në Bosnje, shqiptarët deklarohen si boshnjakë dhe një përvojë: Pasaporta jonë nuk vlen në rajon

Postuar në 04 Shtator, 2024 15:13

Ajencia gjermane e lajmeve “Deutsche Welle” publikonte sot në seksionin shqip një mini histori të një të riu nga Bosnje-Hercegovina që kishte bërë një udhëtim nga Sarajeva në Tiranë me autobuz. Timuri – i riu nga Bosnja – vë në dukje si vështirësi në komunikimin e dy vendeve ballkanike, mungesën e një ambasade.

Dëshmi tjetër e mungesës së lidhjeve mes këtyre vendeve është edhe mungesa e një ambasade të Republikës së Shqipërisë në Sarajevë, sikurse edhe e një ambasade të Bosnje dhe Hercegovinës në Tiranë. Megjithë këmbënguljen dhe pyetjet dërguar në Ministrinë e Jashtme të Bosnjes dhe atë të Shqipërisë lidhur me mungesën e shkëmbimit të abasadave, asnjëra nuk ishin të gatshme të përgjigjen. Si historikisht ashtu edhe sot ka një mungesë bashkëpunimi ekonomik, tregtar, diplomatik, kulturor dhe ndërshtetëror midis këtyre dy vendeve të Ballkanit Perëndimor

shkruan agjencia.

Informacioni këtu është me interes, pasi hapja e ambasadës së Shqipërisë në Bosnje-Hercegovinë u njoftua në dhjetor të vitit 2023, madje për këtë ka edhe një vendim të Këshillit të Ministrave që parashikon buxhetimin e veprimeve përkatëse për vitin 2024. Nga ana tjetër, agjencia sjell rastin e një shqiptareje që ka jetuar në Bosnje, Lema Balaj, dhe që banon prej vitit 2008 në Shqipëri. Çfarë thotë Lema? Thotë atë që nuk kanë shumë qejfa ta përmendin në Shqipëri, por që është realiteti:

Vetëm të pasurit një pasaportë shqiptare është i mjaftueshëm për të ngjallur dyshime në çdo pikë kontrolli, duke shkaktuar kontrolle të mëtejshme. Fatkeqësisht ky është realiteti për shqiptarët

shprehet ajo, duke shtuar se i mban të dyja pasaportat. Por has probleme me shqipen dykrenare që nuk ngjiti dot njëherë. Çfarë ndodh tjetër është edhe më interesante akoma. Sipas të dhënave të agjencisë, shqiptarët që jetojnë në Bosnje, në regjistrimin e fundit, janë deklaruar si boshnjakë.

Shqiptarët janë të vetëdijshëm për situatën politike dhe atmosferën në Bosnjë dhe Hercegovinë, kështu që ata u deklaruan si boshnjakë në regjistrimin e fundit. Sot nuk ka të dhëna të sakta për numrin e shqiptarëve në Bosnje dhe Hercegovinë, por mund të flasim për rreth 25.000 shqiptarë në Bosnje dhe Hercegovinë

citon agjencia gazetarin Sanadin Voloder.

Sipas tij nuk ka dallime mes shqiptarëve dhe boshnjakëve, fakt ky që mund të gjurmohet më së miri në Sanxhak. E çuditshme, ose në fakt jo, është sesi shqiptarët janë përherë të vetëdijshëm për situatën e çdo vendi dhe menjëherë e mohojnë veten. E denim se vetëm Greqia e paska bërë këtë me forcë, por mesa duket qenka huq autotktonësh.

s.zaimi

Comments

Submitted by ehuh (not verified) on

BH eshte nje republike bananeje, po aq sa dhe shqiperia.
Te udhetuarit ne ruge tokesore per ne kroaci me targa shqipetare gjithmone terhiqte vemendjen : ndoshta kishte ndonje mundesi per transport droge apo qofte dhe nje korrupsion i vogel ne nivelin e kokeqosheve oficere te kufirit boshnjak, qe i bente keta te fundit shume te interesuar.
Zhgenjimi vinte tek shihte qe makina me targa shqiptare ishte plot me north american passport holders, qe kerkonin te flisnin me menaxherin e kufirit tek perballeshin me idiotesira qe mbanin era korupsion nje kilometer larg. e aty merte fund historia.
Faleminderit kroacise qe ndertoi uren qe shmang ate ryp rrypash, toke te BH (dhe ja mbylli endrrat mediterrane BH) e tashti nuk ju shohim me bojen ketyre lolove boshnjake. Eshte korrupsion i paster tek ne kufi mundohen te shohin me nga afer pasaportat shqiptare, keta klloune te ballkanit: nje republike pa qeveri, din e iman, e mbyllur mes shtetesh qe nuk duan tu shohin bojen, normal diku do ta nxjerrin mllefin.
Sa per ambasaden shqiptare aty eshte komplet e panevojshme dhe si duket eshte shume ulet ne prioritete e qeverise pasi e kuptuan qe nuk ja vlen te meresh me nje vend si BH.
shqiptaret qe kane BH passport sigurisht qe do deklarohen si boshnjake, ska asnje gje te keqe. Shiheni si ndihen e sillen BH kur sheh passaporta serbe. E sa per apsaporten shqiptare ke te drejte, mender per te fshire prapanicen eshte akoma. Shyqyr qe kemi dhe tre te tjera, te cilave ne ballkan u heqin kapelen, se i kane ngritur zgupthi me bomba kush ju binte ne shenjester.

Submitted by Hasudja (not verified) on

Sa keq qe ju me pashaporta te North Amerikes nuk paskeni qene ne grup me dellegacjonin e Vjosa Us Usmanit ne Maqedoni dhe me te thirrur menaxherin ( posta kufitare paska menaxher) do ta kishit nderuar Presidenten.
Ju jeni nderi i kombit, here tjeter sillni targat e Amerikes me vete dhe shqyjeni bythen duke iu mburrurr katnarve ku keni lindur tok.

Submitted by ehuh (not verified) on

po, pika kufiatre kishte komandantin e pergjithshem a pale si i binte ne strukturen BH, sepse ata minjte officera ne kabina kishin nje supervisor. e te kerkosh ryshfet ashiqare eshte ... me vene kunjen. por e verteta eshte se kelyshet i tembeshin bushtres mgjse jam i sigurt qe i ndanin ryshfetet bashke. e njejta gjendje ne montenegro tek mundoheshin ti tregonin burgun per nje tejkalim shpejtesie shoferit te makines (ne ate rast i vetmi me passsport shqiptare). E kur ngisnin pasaporta te huaja EU ose NA, thjesht te keshillonin.
Me kujton fiks Maqedonine ( e veriut tashme) ku tek shkruanin NE PREMAM MITO tek kabina (nuk mar ryshfet) te shihnin ne bagazh per ndonje shishe vere a cfaredo te ishte, se ashtu ishin mesuar.
Sa per Osmanin kam vetem nje shprehje qe besoj e kupton nqs je shqiptar : Ajo fluturon me presh ne bythe. E ne ballkan me beso jane mjeshtra te preshit ... pyet Tritanin e PD.

Submitted by Rustem Gjata pi... (not verified) on

Vete habitem me diçka tjeter!
Ne shqiptaret jemi shume tolerante, shume te mençur, shhuuummmmmme triimmaaa, shume shume shume!
I lutemi zotit ne disa fe te ndryshme!
Desha te di pse jemi gjithnje viktima te historise?!
Pse allahi na ka braktise ose me sakte nuk ka qene kurre me ne?!?!?!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.