Izraeli i kthehet Bregut Perëndimor: Irani po kontrabandon armë të sofistikuara
Pasi shkatërroi Gazën në një shkallë të paprecedentë, deri në kufijtë e një genocidi, Izralei është kthyer drejt Bregut Perëndimor.
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, ka bërë thirrje që civilët palestinezë të evakuohen përkohësisht për shkak të operacioneve antiterror që po ndërmerr TelAvivi, sipas të cilit Irani është duke kontrabanduar armë të sofistikuara përmes lumit Jordan.
Sipas Katz forcat izraelite po operojnë në Jenin, Tulkarem dhe zona të tjerë, gjithnjë në kërkim dhe asgjësim të celulave të mbështetura nga Irani. Katz shprehet se Irani po kërkon të krijojë një fron terrorist kundër Izraelit dhe po shfrytëzon Bregun Perëndimo nën modelin e Libanit dhe Gazës.
Pra pasi vedosi Gazan nën regjim evakuimi për 85% të territorit, Izraeli tani i kthehet Bregut Perëndimor, gjithnjë nën arsyetimin se siguria dhe ekzistenca e tij është në diskutim. Mirëpo ka një paradoks: nëse Izraeli ka 80 vjet që përgatitet për luftë totale, karakterizohet si fuqi me inteligjencë shumë të zhvilluar, si shpjegohet që angazhimi i tij ushtarak shpërtheu nga një sulm i Hamasit më 7 tetor? Pra nga një sulm i një organizate që i përket një populli që Lufton për shtetësinë e tij?
Si shpjegohet që Izraeli sheh sot te palestinezi një militant filoiranian, ndërkohë që refuzon çd zgjidhje diplomatike, përfshirë ato që ka firmosur vetë?
Dhe tjetra: a vlen siguria e Izraelit sa siguria e të gjithë Lindjes së Mesme? Deri ku ekzekutohet liçenca e Izraelit për të vrarë fëmijë e pleq, në emër të luftës kundër terrorizmit? Çfarë lloj shteti është ky që ka një vend në OKB dhe predikon humanizmin e vet përmes një historie tragjike si Holokausti, nga e cila ka marrë vetëm më të keqen?
Add new comment