Letoni, drejt shërbimit të detyrueshëm ushtarak edhe për femrat

Postuar në 27 Gusht, 2024 14:58

Ministri i Mbrojtjes së Letonisë mendon se që nga viti 2028, në vend duhet të bëhet i detyrueshëm edhe mobilizimi ushtarak i femrave.

Drejt një mbojtjeje kombëtare përfshirëse, unë mbështes rekrutimin e detyrueshëm femrave në shërbimin e mbrojtjes kombëtare. 2028 do të ishte optimale si kohë për ta nisur

citohet Andris Spruds të jetë shprehur në rrjetin “X”.

Ky është një hap që pason atë të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak vitin e kaluar, shfuqizuar në vitin 2006.

Sipas kritereve të mbrojtjes letoneze, në vitin 2028, Letonia, një vend me dy milionë banorë syon të ketë 4000 ushtarë në vitin 2028. Vendet balltike janë ato qëp perceptojnë më së shumti rrezikun rus sidomos pas invazionit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.