Kalon drejt shantazhit çështja mes "Kurum" dhe qeverisë
Çështja e mbetjeve toksike, duket se ka gjeneruar një marrëdhënie shantazhi mes qeverisë dhe kompanisë turke “Kurum”. Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka deklaruar sot pas mbledhjes së qeverisë se kompania mban përgjegjësi, për mbetjet kode përkatëse dhe se mos zbatimi i tyre ngarkon me përgjegjësi operatorët.
Nga ana tjetër, Balluku është ndalur te deklarimi i "Kurum" për mbylljen e aktiviteteve në Elbasan duke lënë pa punë 500 punëtorë, me ç’rast zv.kryeministrja kërcënoi hapur:
Nëse Kurum aplikon për faliment kjo do parë. Pasi pamundësia për të paguar çon në rishikim kontrate. Kurum është prodhues energjie, me HEC të privatizuar për detyrimet TVSH-je në kohën e qeverisë Berisha. Dhe qeveria Rama ka treguar se nuk heziton të shkojë në fund këtyre gjërave
Pra sipas qeverisë, kompania ka likuiditet për të mbështetur operacionet e veta dhe se këto para i ka nga HEC, që i ka përfituar me kontrata të dyshimta.
Është padyshim një hap i rëndësishëm në një marrëdhënie mes ekzekutvit dhe një subjekti privat, sidomos nëse mbajmë parasysh se relacionet personale mes z. Rama dhe presidentit turk, Erdogan. Konicidencë ose jo, por pak ditë para shpërthimit të skandalit të mbetjeve toksike, në media u raportua një telefonatë mes z. Rama dhe Erdogan, që u komentua se kishte të bënte me çështjen e gulenistëve. Sot, zonja Balluku la të kuptohet se "Kurum" mund të jetë duke shantazhuar qeverinë me 500 familje, në këmbim të mbylljes së skandalit të mbetjeve.
Add new comment