Takim me dyer të mbyllura me shkencëtarët serbë. Vuçiç: "Pa mendimin tuaj, nuk e vazhdoj Jadarin"
Presidenti serb Aleksander Vuçiç ndodhet në një pozitë të vëzhtirë dhe me të vërtetë gati qesharake për çështjen e litiumit në Jadar. Ai ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me komunitetin shkencor serb për këtë çështje gjatë të cilit ka deklaruar se:
Nuk do të marr vendime që nuk konsiderojnë mendimin e shkencëtarëve
E teksa takimi sipas mediave opozitare serbe është mbajtur me dyer të mbyllura, Vuçiç ka bërë thirrje që shkencëtarët të jenë transparentë!!!
Duhet ta pranoj, përpiqem të kuptoj qëndrimin e disa individëve të cilët shteti i ka paguar për pesë, dhjetë, njëzet apo edhe tridhjetë vjet dhe kur thirren nga shteti janë në gjendje të thonë: Nuk jam i interesuar për tani. Nuk është koha. E vetmja gjë që kërkoj është të ndani opinionet, të prezantoni pikëpamjet. Nëse ju konkludoni se është e dëmshme për ne, sidomos sa i përket shëndetit publik, pastaj mjedisit – atëherë pse duhet të vazhdojmë me këtë projekt?
ka shtuar presidenti serb.
Teatri i këtij qëndrimi u plotësua me zyrtarizimin e një portal për monitorimin e parametrave mjedisorë, në të cilin madje do të raportojnë edhe qytetarët sapo të shohin ndryshime mjedisore.
Po qeshni? Sa mbrapa është ALeksandri me këto ide!
Comments
Shume e drejte!
Shume e drejte!
Edhe Udheheqesit tane te shquar, te dashur e trima, marrin mendimin e shkencetareve si mul noka, taulant balla, edi paloka, fahri balliu, spiropalja, qim peka e bleona!
Add new comment