Britania kërkon një marrëdhënie të re me Europën

Postuar në 28 Gusht, 2024 17:33

Kryeministri i ri britanik, Keir Starmer ka mbërritur për një vizitë në Gjermani ku është takuar me homolgun Scholz dhe presidentin Frank-Walter Steinmeier. Në media vizita është përcjellë si një përpjekje e Londrës për të rivendosur partneritetin me Europën, që u dëmtua pas daljes së vendit nga Unioni me referendumin e BREXIT.

Koha e vizitës mund të jetë simbolike pas paraardhësi i tij konservator, Rishi Sunak priti 18 muaj përpara sesa të vizitonte Berlinin

shkruan agjencia gjermane “Deutsche Welle”.

Megjithatë Starmer ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në BE.

Kjo nuk do të thotë prapësim të BREXIT apo hyrje sërish në tregun unik dhe bashkimin pdganor, por një një marrëdhënie më e afërt në disa fronte

është shprehur Starmer në konferencën për shtyp.

Starmer ka njoftuar firmosjen e një traktati të ri me Gjermaninë, me gjasë me drejtim ekonomik, të cilën ai e ka quajtur si “shansin e një brezi për ata që punojnë në Britaninë e Madhe dhe Gjermani”.

Po kështu të dyja vendet do të firmosin marrëveshje në fushën e mbrojtjes, të gjitha këto që priten të finalizohen në fund të këtij viti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.