Slideri Kryesor
Njohja, jo Asocacioni në qendër të raporteve me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është kundër dhe e refuzon që në qendër të relacioneve Serbi-Kosovë të vendoset Asocacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Duke folur në një intervistë për KosovaPress, Kurti ka deklaruar se në qendër të marrëdhënieve, edhe duke iu referuar Marrëveshjes bazike është njohja reciproke.
Draft-statuti i Asociacionit ka qenë i propozuar nga ndërmjetësit, i panënshkruar, dhe si i tillë ai dokument nuk ka mundur të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Prandaj besoj që duhet të përqendrohemi te marrëveshja bazike.
Musk, mbështetës i një lëvizjeje reaksionare ndërkombëtare
Ndërhyrjet e shpeshta të Eon Musk në politikën europiane kanë sjellë një reagim edhe nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Në fjalimin vjetor me ambasadorët e vendit mbajtur në Paris, Macron, e akuzoi miliarderin amerikan si:
mbështetës të një lëvizjeje ndërkombëtare reaksionare që ndërhyn drejtpërdrejt në zgjedhje, përfshirë ato në Gjermani
Të hysh në Histori
Ish-kryeministri i Greqisë, Costas Simitis, ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare. Një njeri që e lidhi imazhin e vet e deri diku trashëgiminë, me Euron, monedhën të cilën e prezantoi personalisht në Greqi kur vendi hyri në Eurozonë. Socialist i mirënjohur, bashkëudhëtar i Andrea Papandreut, Simitis përfaqësonte diçka krejt ndryshe nga gangsterizmi politik i të parit, që megjithatë funksionoi në mbajtjen e Greqisë të bashkuar.
Vetingu, i pamundur dhe i panevojshëm në Kosovë
Autoritetet në Kosovë e përjashtojnë mundësinë e një procesi të vetingut në sistemin gjyqësor. Në një intervistë për “KosovaPress” kreu i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka deklaruar se procesi është i pamundshëm dhe i panevojshëm.
Berisha garanton Kastratin: E ke Limionin, edhe po ta hoqi Edi Rama dhe SPAK
Edi Rama falsifikator ordiner!
Ai është kapur në falsifikime direkte vulgare të vendimeve dhe dokumentave zyrtare të zyrës së tij, për të zhdukur gjurmet e krimit.
8 miliardë$ ndihmë ushtarake Izraelit, vetëm 15 ditë para mbylljes së mandatit
Administrata amerikane e Joe Biden, e cila mbyll detyrën më 20 janar të këtij viti, ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake prej 8 miliardë dollarësh për Izraelin. Marrëveshja i është propozuar Kongresit, përkatësisht komiteteve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat prej nga ku do të duhet edhe aprovimi.
Ajo përfshin municione për avionët lufatrakë dhe helikopterë si dhe municione artilierie. Bomba me diametër të vogël dhe mbushje raketëash.
KKT shfuqzion lejen zhvilluese për Kastratin dhe Dulakun në Bazën e Sarandës
Në datën 29 maj 2024, Këshilli Kombëtar I Territorit miraton vendimin nr.11 “Për miratimin e procedurave administrative të shfuqizmit dhe refuzimit të lejeve të zhvillimit/ndërtimit të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit”. Një procedurë disi e pazakontë, veçse nëse duhet pritur ndryshimi i ndonjë ligji të ri, apo edhe kemi rishikim projekti që lobohet duke kamufluar me një masë të përgjithshme administrative. Megjithatë në listën bashkëngjitur vendimit, figuron edhe shfuqizimi i lejes së dhënë nga qeveria për qira në bazën e Sarandës dhe lejes zhvillimore po në të njëjtën sipërfaqe
Përtej Rusisë/Vuçiç konfirmon sanksionet ndaj kompanisë serbe NIS
Presidenti serb, Aleksander Vuciç, ka konfirmuar se SHBA do të vendosin sanksione ndaj industrisë serbe të naftës. Vuçic ka deklaruar gjatë një takimi të qeverisë serbe ku mori pjesë me ftesë të kryeministrit Milos Vuçeviç, se vendimi i është komunikuar nga Nënsekretari amerikan për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Jose Fernandez.
20% e nxënësve grekë rrezikojnë të jenë analfabetë funksionalë
Një në pesë nxënës të sistemit arsimor parauniversitar grek rrezikon të jetë anaflabet funksional. Raporti vjetor i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Cilësisë në Arsimin Fillor dhe të Dytë, vë në dukje mangësi serioze në lexim, shkrim dhe kuptim matematikor të nxënësve që mbarojnë klasën e gjashtë dhe të mesmen, duke vënë në pikëpyetje aftësinë e tyre për t’u angazhuar me kërkesat akademike dhe sociale.
Presidenti koreanojugor refuzon të zbatojë urdhër-arrestin e gjykatës
Një ngjarje gati identike me Shqipërinë e 21 janarit 2011 është duke u konsumuar në Korenë e Jugut. Presidenti I vendit. Yoon Suk Yeol po refuzon t’I bindet një vendimi të Gjykatës së Lartë për arrestimin e tij pasi u gjet fajtor për shpalljën më datë 3 dhjetor të gjendjes së luftës.
Dje u verifikuan përplasje mes ushtrisë dhe policisë ndërkohë që urdhër arresti duhet ekzekutuar deri më 6 janar.