Slideri Kryesor
Politika e Biden duke mbrojtur tezat e Trump, Rutte: Na duhet SHBA, por të rrisim shpenzimet
Mark Rutte, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka deklaruar në Parlamentin Europian se refuzimi për të rritur buxhetet e mbrojtjes do e çojë sigurinë europiane në pikën e fundit. Ai ka gjetur disa metafora për të nxitur vendimmarrjen europiane në drejtim të rritjes së financimit për mbrojtjen që sipas tij është e detyrueshme për të mbrojtur Europën nga kërcënimi rus.
Është iluzion që të formohet një NATO Evropiane pa SHBA-në, së paku në 20 vjetët e ardhshme, pasi për një gjë të tillë vendet evropiane do të duhej të ndajnë 8 për qind për mbrojtje nga bruto prodhimi i tyre vendor.
Manovër dhe zhurmë korridoresh për një takim Truump-Putin në Serbi
Presidenti serb, Aleksander Vucic, ka tentuar një lëvizje të fundit lobuese për Serbinë, pas sanksioneve amerikane ndaj kompanisë së naftës, NIS. Ai ka propozuar që Serbia të presë një takim mes Putin dhe Trump, ide që do të vendoste vendin dhe qeverinë e tij në një dritë të re vlerësimi nga fuqitë kryesore në Europë. Lidhur me këtë temë është prononcuar edhe ambasadori amerikan në Beograd, Chris Hill, sipas të cilit ideja do të konsiderohet në Ushanigton.
Juridikisht jemi Popull, jo Komb. Kombësia u njihet vetëm Pakicave në Shqipëri
Në fund të dhjetorit të vitit që lamë pas qeveria shqiptare miratoi me propozim të ministrit të Brendshëm një vendim të titulluar: “Për përcaktimin e kritereve, dokumentacionit dhe procedurave për mbledhjen e të dhënave për identifikimin e personave që u përkasin pakicave kombëtare”.
Friedrich Merz, kancelari i mundshëm i Gjermanisë, pritet mirë nga Parisi
Kancelari i ri i mundshëm i Gjermanisë, Friesrich Merz, është pritur mirë nga Franca. Ministri i ri Tregtisë në Francë, Laurent Saint-Martin, ka përcjellë disa komente pozitive mbi emrin e Merz duke krijuar një klimë të re komunikimi për çështje strategjike të Unionit që duhet të sqarojë sesi do përballet me rivalitetin e Kinës dhe ShBA.
Skenari gjerman i ndarjes së Ukrainës, nuk funksionon
Kremlini përjashton zbatimin e njê skenari gjerman në Ukrainë. Skenari supozon ndarjen e vendit në linja demarkacioni në modelin e dy Gjermanive, por për zv.kreun e Këshillit të Sigurisë në Rusi, Dmitry Medvedev, kjo zgjidhje është tërësisht jorealiste.
Ikje dhe Mosbesim
Sot paradite u njoftua një deklaratë e kryeministrit Rama, e cila nuk kishte ndonjë arsye politike për t’u mbajtur. Si një njeri i shumë punëve dhe edhe i më shumë interesave, z. Rama nuk ia ka më ngenë, por as midenë konferencave me gazetarë. Ai ka zhdukuar nga qarkullimi pozicionin e Zëdhënësit, këshilltarit dhe zhvillon mitin personal përmes aurës së gjithëpushtetit dhe podcasteve në të cilat i shkon kushdo.
TikTok i shtohet tensioneve mes Francës dhe Algjerisë
Francës i ka dalë "një problem i ri" në politikën e jashtme: Algjeria. Ministria e Jashtme e kësaj të fundit ka hedhur poshtë akuzat për fushatë dizinformimi, provokuar nga një incident deportimi të një influenceri të TikTok-ut.
59 vjeçari u ndalua nga autoritetet franceze në Montpellier pasi postoi video në TikTok. U kthye në Algjeri, por ai nuk u pranua në Algjeri dhe u kthye sërish në Francë.
Mbyllin rubinetin edhe azerët, Serbia kalon në përdorim të rezervave të gazit
Serbia përballet këto ditë me një presion në rritje që lidhet me sanksionet amerikane për kompaninë kryesore të gazit, NIS. E përfshirë në lidhje interesi me Gazprom-in rus, kompania përfaqëson një ndër asetet më me vlerë të vendit dhe një instrument stabiliteti ekonomik.
Sloganet e partive politike dhe mesazhet– si do të ndikojnë në fushatën zgjedhore?
Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të 9 shkurtit ofrojnë një pasqyrë të qëllimeve dhe strategjive të tyre. Gjithashtu këto slogane shfaqin dallimet e thella në porosinë dhe besueshmërinë e këtyre partive. Këto slogane nuk janë vetëm fraza të thjeshta marketingu politik; ato synojnë të përçojnë identitetin dhe prioritetet e secilës parti.
Danimarka ofron baza për SHBA në Groenlandë pas kërcënimeve për aneksim
Presioni duket se ka ecur. Mediat e ndryshme raportojnë se autoritetet daneze kanë kontaktuar me presidentin e zgjedhur të SHBA, Donald Trump, të cilit i kanë dhënë garanci se janë të gatshëm të diskutojnë rritjen e pranisë amerikane në Groenlandë.
Sipas raportimeve në media, autoritetet daneze kanë siguruar Trump se shqetësimet e tij të sigurisë, mund të adresohen pa kaluar në aneksime territoriale.